Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Ramush Haradinaj, Sami Lushtaku e Faton Klinaku, po ndërtojnë klimën për arsyetimin e vrasjes së kryeministrit Albin Kurti.
Ai duke përmendur deklarimin e fundit të Faton Klinakut dhe atë të Sami Lushtakut, dhe Ramush Haradinajt, ka thënë se ata direkt nuk e vrasin, por me narrativen e tyre po ndërtojnë klimën për arsyetimin e një veprim.
“Ramushi e përsërit çdo ditë se Albin Kurti është njeri i Serbisë!. Faton Klinaku thotë që është në gjendje me vra Albin Kurtin, nëse rasisht i vie puna me lëshu Kosovën! .Sami Lushtaku thotë edhe mendoj si Klinaku, ma mirë me vra Albinin se me lëshu Kosovën!.Pra çka po ndodh është se Fatoni me Saminë e Ramushin e plotë tjerë direkt nuk e vrasin Kryeministrin, por këta po ndërtojnë klimën për arsyetimin vrasjes së Kryeministrit, duke dërgu mesazh tek psikopatët se, Albini është tradhtar dhe vrasja e ti j justifikohet në një situatë të caktuar”, ka shkruar Basha, përcjell teve1.info
Ai tha se këto nuk janë të rastësishme, pasi siç thotë Basha, Albin Kurti “ua ka ndal taxhinë”.
“Sepse për bindjen time Albini është pengesa më e madhe që iu ka dal përpara sepse ua ka ndal taxhinë, dhe meqenëse vet nuk po arrijnë ta eliminojnë politikisht, po nxisin klimë urrejtje e dhune me shpresë që del ndonjë psikopat e ua eliminon Albinin fizikisht”, ka shkruar Basha.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku me urdhër të Prokurorisë është intervistuar të mërkurën nga Policia e Kosovës.
Ai në një deklarim Tëvë1, pas intervistimit tha se ajo çfarë ka shkruar është nxjerrë nga konteksti.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se Klinaku është intervistuar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
“Ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, ka intervistuar sot, personin me inicialet, F.K, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë./teve1.info/