TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Thirrje Serbisë për hapje të arkivave dhe lejim të gërmimeve në lokacionet e shënjuara

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Thirrje Serbisë për hapje të arkivave dhe lejim të gërmimeve në lokacionet e shënjuara

Qeveria e Republikës së Kosovës, bashkohet me botën demokratike dhe me thirrjet e familjarëve nga tërë Kosova për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur, u tha në hapje të tryezë së organizuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Në Ditën Ndërkombëtare të viktimave të zhdukjes me forcë, në tryezën e bashkë organizuar me Këshillin Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës (KKAFZhK) u bashkëbisedua mbi gjendjen aktuale të proceseve të ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të gjithë të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë dhe hapave në vijim. U ritheksua përkushtimi dhe angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vërtetën, për të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë. U theksua se kjo çështje vazhdon të jetë prioritet i veçantë, duke pasur në fokus familjarët e personave të zhdukur.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se nga kjo tryezë, KQPZh dhe KKAFZhK i bënë thirrje Serbisë për hapje të arkivave, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë, si dhe lejim të gërmimeve në lokacionet e shënjuara në Serbi.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, theksoi mungesën e bashkëpunimit nga ana e Serbisë. Ai ritheksoi domosdoshmërinë e angazhimit të faktorit ndërkombëtar për zbatimin e Deklaratës së adoptuar për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës.

“Kryesuesi i KQPZh-së rikujtoi se me adoptimin e Deklaratës pёr personat e zhdukur më 2 maj 2023, pas 24 vitesh, Serbia për herë të parë pranoi përmes një dokumenti zyrtar, që të sigurojë qasje te plotë në informacione, përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar, që ndihmojnë të gjenden dhe identifikohen personat e zhdukur. Ai përmendi edhe letrën e dërguar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku kërkon prej tij hapjen e arkivave, posaçërisht të dokumentacionit të klasifikuar, por duke mos u kufizuar tek ai, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave, e cila është përgjegjëse për një mori masakrash në rajonin e Drenicës. Ndonëse janë bërë gati katër muaj nga adoptimi i Deklaratës dhe tre muaj nga letra e dërguar z.Vuçiq, ende nuk ka përgjigje nga Serbia”, thuhet në njoftim.

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të viktimave të zhdukjes me forcë, në përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, paradite u bënë homazhe dhe u vendosën lule te përmendorja dedikuar të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shala: Presidentja nuk mund ta shpërndajë Kuvendin pa u konsumuar tri raundet e votimit

Shala: Presidentja nuk mund ta shpërndajë Kuvendin pa u konsumuar tri raundet e votimit

Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

Cakolli thotë se zgjedhjet e reja të mundshme mund ta zënë KQZ-në pa anëtarë të rinj

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Haxhiu mbështet kërkesën e Osmanit për zgjedhjen e presidentit

LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e presidentit sonte

Franca lejon SHBA-në të përdorë bazat e saj ushtarake në Lindjen e Mesme

Franca lejon SHBA-në të përdorë bazat e saj ushtarake në Lindjen e Mesme

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani dërgon në Kuvend amendamentet që presidenti të zgjidhet direkt nga populli

OBSH verifikon 13 sulme ndaj infrastrukturës shëndetësore në Iran

OBSH verifikon 13 sulme ndaj infrastrukturës shëndetësore në Iran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën