Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë të ditur se kjo komunë bashkë me organizatën ‘Islamic Relief Kosova’ kanë bërë shpërndarjen e çantave dhe materialeve shkollore për 200 fëmijë të familjeve me asistencë sociale.
Ai tha se këto mjete mësimore janë për nxënës nga klasa e parë deri të pestën.
“Shpërndarja e çantave dhe materialeve shkollore për 200 fëmijë të familjeve me asistencë sociale, nxënës nga klasa e parë deri të pestën. Ne iu dëshirojmë një vit të mbarë dhe të suksesshëm në vitin e ri akademik të gjithë nxënësve. Falënderojmë organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëfinancimin e këtij projekti, të cilët kontribuuan që të shohim sot kaq shumë buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve”, thuhet në njoftim.