TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi pret dorëheqjen e kryetarëve në veri: Dubrava po mbushet me njerëz të afërm të Kurtit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, i ka quajtur të papranueshme ndërhyrjet e pushtetit në sistemin e drejtësisë. Sipas saj, për tri vite mandat më shumë ka pasur arrestime të njerëzve të afërt me Albin Kurtin.

Deputetja e LDK-së, ka folur edhe për dështimet siç ka thënë në politikën e jashtme e sanksionet e BE-së e ShBA-së. Ndërkaq, sa i përket shtensionimit të veriut, Krasniqi pret të bëhet me dorëheqje të kryetarëve aktual.

Krasniqi ka thënë se burgu i Dubravës po mbushet me njerëz të afërm të Kurtit.

Ajo ka thënë se Qeveria Kurti është kampione e shkeljeve të Kushtetutës, teksa përmend arrestimet e fundit për shkak të rezervave shtetërore.

“Prej tash e tri vite sa po i bën kjo Qeveri, kemi pasur shumë arrestime sa i përket njerëzve të afërm të kryeministrit Kurti. Ju e dini se nëpër fushata gjithmonë ka qenë ajo deklarata e tij se ‘Burgu i Dubravës do të rritet për disa kate’ dhe tash po shohim që po shkojnë vetëm njerëz të afërm të kryeministrit Kurti, siç është miku i tij Ridi e deri te asamblisti i VV-së në Prishtinë, i cili u arrestua me substanca narkotike”, ka thënë Krasniqi, raporton EO.

Ajo ka folur edhe për ndërhyrjet e pushtetit në sistemin e drejtësisë, duke e quajtur të papranueshme. Ajo ka pasur edhe kritika për akuzat e ministrave, duke thënë se kjo Qeveri më shumë po i bën vetës opozitë.

“Po është ndërhyrje sepse kur nuk po kanë çfarë të bëjnë, po dalin dhe po bëjnë video me i mbulu ato të këqijat se nuk kanë të mira me i tregu vendit, flasin ministrat për disa tema që janë aktualisht jashtë situatës që është duke ndodhur te ne, mirëpo këta siç duket e kanë vetëm në opozitë dhe po duke sikur po i bëjnë opozitë vetës sepse ato janë bumerang çfarë është duke bërë kjo Qeveri sepse për të gjashtën herë shkelet Kushtetuta nga ministrat”, ka thënë ajo.

Ndërsa për mundësinë që veriu të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Krasniqi pret të ndodh me anë të dorëheqjeve të kryetarëve. Kjo sipas saj, do të implementim i Marrëveshjes së Bratislavës.

“Duke u nisur nga deklaratat të Kurtit që asnjë deklaratë e as një premtim nuk iu është përmbajt dhe unë mendoj dhe do të ishte e rrugës që kryetarët aktual të dorëhiqen, mos të bëhet peticioni, për arsye se merr kohë më shumë dhe kjo situatë duhet të zgjidhet sa më shpejt, të dorëhiqen kryetarët sepse e dimë se si janë zgjedhur, janë zgjedhur në mënyrë demokratike por nuk ka pasur masë të madhe të votuesve. Ata do duhej të dorëhiqen dhe të dalin të deklarohen se si janë marrë vesh në Marrëveshjen e Bratislavës”, u shpreh ajo.

Krasniqi ka folur edhe për sanskionet e vendosura nga Bashkimi Evropian e ShBA-ja. Kjo sipas saj po ndodh për herë të parë, teksa sheh më shumë regres në politikën e jashtme.

“Për herë të parë në historinë e Kosovës del një kryeministër dhe e quan naiv sekretarin e ShBA-së. Për herë të parë një ministre e Punëve të Jashtme e quan BE-në një tigër prej letre, për herë të parë që një kryeministër me ministrat e tij që për të gjashtën herë e shkelin Kushtetutën. Për herë të parë është një kryeministër që i mbron njerëzit e korruptuar. Me krejt ato kauzat që kanë ardh në pushtet, të gjitha tani i kanë shkelë, pra sa i përket marrëdhënieve tona ShBA-Kosovë, e keni parë që kanë deklaruar se nuk do të lobojnë për Kosovën, për arsye të mosdakordimit të politikave të Albin Kurtit në veri”, u shpreh Krasniqi, teksa e konsideron që për këto vite në krye të qeverisjes ka pasur më shumë regres në politikën e jashtme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

Sveçla: Konkurset në arsim në Prishtinë, vegël e nepotizmit të LDK-së

Sveçla i reagon Ramës për teleferikun e Gërmisë: Projekti s’ka mbështetje financiare

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT publikon çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Fyerjet ndaj Ramush Haradinajt, studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” thërrasin protestë në Pejë

Ministria e Sportit dhe federatat nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në vlerë prej 6.5 milionë euro

Ministria e Sportit dhe federatat nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në vlerë prej 6.5 milionë euro

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

​Kurti në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Sveçla: Konkurset në arsim në Prishtinë, vegël e nepotizmit të LDK-së

Sveçla i reagon Ramës për teleferikun e Gërmisë: Projekti s’ka mbështetje financiare

Si të silleni në një restorant?

Si të silleni në një restorant?

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën