Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Shëngjin të enjten mbrëma, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur tek Rana e Hedhun pranë një lokali.
Të plagosurit ndodhen në spitalin e Lezhës dhe po marrin mjekim në urgjencë, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të dëmtuarit janë Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.
Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plagosjes./tch