TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

SHBA-ja dhe BE-ja e kundërshtojnë vendimi për lirimin e objekteve komunale në Mitrovicën Veriore

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Asociacioni i Komunave s’ka pranuar kërkesë për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut

Komuna e Mitrovicës Veriore, me anë të një vendimi ka kërkuar që të bëhet lirimi i një objekti komunal, që aktualisht është në shfrytëzim nga institucionet e Serbisë. Kjo, kërkesë sipas komunës vije për shkak të disa punime të parashikuara që do të kryhen në objekte të caktuara komunale.

E ky vendim i autoriteteve lokale në Mitrovicën e Veriut, ka ngjallur reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Në një reagim të Ambasadës Amerikane në Kosovës, thuhet se vendimet e tilla mund të qojnë në tensionim të situatës në veri.

“Ne vlerësojmë se këto veprime, të cilat nuk janë bashkërenduar me bashkësinë ndërkombëtare, janë në kundërshtim me kërkesat tona për shmangien e veprimeve të cilat mund t’i përshkallëzojnë tensionet, apo mund të perceptohen si përshkallëzuese”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ambasadës amerikane.

Reagim të ngjashëm për këtë rast ka pasur edhe Bashkimi Evropian. Në një përgjigje për tëvë1, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thotë se ky vendim bjen në kundërshtim me përpjekjet për deeskalim mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi të shqetësuar për implikimet në situatën e sigurisë të vendimeve të fundit të marra nga administrata e komunës së Mitrovicës Veriore për shfrytëzimin e hapësirave dhe ndërtesave publike dhe komunale, të cilat, ndër të tjera, kërkojnë nga subjektet e drejtuara nga Serbia të lirojnë objektet e tyre, nuk ofrojnë dokumentacionin e kërkuar brenda një afati të shkurtër. Ky vendim bie ndesh me përpjekjet e vazhdueshme për të de-përshkallëzuar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, në emisionin “Ditari” në tëvë1 ka thënë se ndërkombëtarët po e drejtojnë presionin vetëm nga Kosova, përderisa ka folur edhe për kërkesën e ndërkombëtareve për koordinim të veprimeve.

Në pikën e parë të marrëveshjes së Bratisllavës ndër të tjera thuhet se Qeveria e Kosovës nuk do të ndërmarr veprime që mund të përshkallëzoi situatën në komunat veriore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mospërmbushja e premtimit të VV-së për çerdhet, Nagavci: Fajin e kanë komunat

VV-ja mbështet propozimin e Osmanit që presidenti të zgjidhet nga populli

Live – Nis seanca e Kuvendit

Komisioni për Legjislacion ngarkohet për shqyrtimin e amendamenteve për zgjedhjen e presidentit

Fuqizohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Sekret Amerikan

Fuqizohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Sekret Amerikan

Shala: Presidentja nuk mund ta shpërndajë Kuvendin pa u konsumuar tri raundet e votimit

Britania dhe Gjermania refuzojnë t’i bashkohen sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit

Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

Cakolli thotë se zgjedhjet e reja të mundshme mund ta zënë KQZ-në pa anëtarë të rinj

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Haxhiu mbështet kërkesën e Osmanit për zgjedhjen e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën