TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

9 milionë euro nga UEFA dhe mbi 3 milionë nga FIFA i mori FFK-ja

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
9 milionë euro nga UEFA dhe mbi 3 milionë nga FIFA i mori FFK-ja

Presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi është mburrur se e ka rritur buxhetin e Federatës së Futbollit të Kosovës në 17 milionë euro.

Rritja e buxhetit të FFK-së në fakt bëhet kryesisht me fondet që për Federatën kosovare i ndajnë UEFA e FIFA. Kjo bëhet e qartë nëse shikohen pasqyrat financiare të FFK-së të paraqitura për delegatët e FFK-së për Kuvendin e 6 prillit.

Pjesën më të madhe të buxhetit Federata e Futbollit e Kosovës e siguron nga UEFA. Shtëpia e madhe evropiane e futbollit është organizatë me të hyra të mëdha financiare, kryesisht për shkak të Ligës së Kampionëve. Dhe për federatat nacionale vazhdimisht ndan miliona euro.

Hise në buxhetin e madh të UEFA-s tashmë ka edhe FFK-ja. Në vitin 2021, sipas të dhënave të prezantuara nga FFK-ja, UEFA i ka ndarë Federatës kosovare mbi 8.9 milionë euro (8.903.682 euro). Kjo shumë është dukshëm më e madhe se ajo e ndarë në vitin 2020 – 4.74 milionë euro. Dhe kjo përkrahje masive e UEFA-s mundëson që të rritet buxheti i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), FFK-ja në vitin 2021 përfitoi mbi 3 milionë euro (3.045.927 euro). Në vitin 2020 nga FIFA, FFK-ja mori “vetëm” 993 mijë euro.

Sipas pasqyrave financiare të paraqitura nga FFK-ja, “të hyrat nga të drejtat autoriale” në vitin 2021 ishin dukshëm më të vogla se në vitin 2020. Derisa në vitin 2020 në këtë kategori të hyrat ishin 2.37 milionë euro, vjet të hyrat ishin 598 mijë euro.

Nga sponsorizimi, FFK-ja në vitin 2020 kishte të hyra prej 60 mijë eurosh, ndërsa në vitin 2021 mbi 306 mijë euro.

Gjithsej buxheti i FFK-së në vitin 2021 ishte gati 14 milionë euro (13.916.472 euro). Në vitin 2020, FFK-ja kishte buxhet prej gati 12 milionë eurosh (11.958.589 euro). Ky trend i rritjes me gjasë vazhdon edhe në vitin 2022 dhe kryetari aktual, Agim Ademi, ka përmendur shifrën e mbi 17 milionë eurove.

Ademi të shtunën prezantoi programin me të cilin synon ta drejtojë FFK-në në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Në bazë të një vendimi të FFK-së, ai është kandidati i vetëm për kryetar për Kuvendin e 6 prillit.

Bie në sy edhe rritja e shpenzimeve për paga. Në vitin 2020, FFK-ja ka ndarë për paga 3.15 milionë euro. Ndërsa në vitin 2021, për paga nga Federata kosovare janë ndarë 4.12 milionë euro. Shpenzimet janë rritur edhe në disa kategori, por pasqyrat e paraqitura bëjnë të qartë forcën financiare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Dhe nuk është e rastit që shumë njerëz lakmojnë të jenë në FFK dhe ta udhëheqin këtë organizatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Galatasaray barazon me Atleticon

Galatasaray barazon me Atleticon

Bora kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Bora kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Trepça fiton dhe eliminon Yllin në Suharekë

Trepça fiton dhe eliminon Yllin në Suharekë

Zyrtare: Xabi Alonso bëhet trajner i Bayer Leverkusen

Xabi Alonso mund të marrë drejtimin e gjigantit anglez

Emisioni “Këndi i Debatit” 21.01.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 21.01.2026

Galatasaray barazon me Atleticon

Galatasaray barazon me Atleticon

Bora kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Bora kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Trepça fiton dhe eliminon Yllin në Suharekë

Trepça fiton dhe eliminon Yllin në Suharekë

”E ruaj me pasion”- vetura e Rugovës ende ruhet nga ish-truproja e tij, Esat Geci

”E ruaj me pasion”- vetura e Rugovës ende ruhet nga ish-truproja e tij, Esat Geci

13 prilli që nuk harrohet – Vrasja e anëtareve te familjes Lipa nga Istogu që u hodhën në bunar nga serbët

13 prilli që nuk harrohet – Vrasja e anëtareve te familjes Lipa nga Istogu që u hodhën në bunar nga serbët

Europol kryen operacionin më të madh në histori kundër drogave sintetike

Europol kryen operacionin më të madh në histori kundër drogave sintetike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën