Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë.
Ai tha se Kosova dhe populli i saj e kupton më mirë se kushdo tjetër luftën e popullit të Ukrainës për liri e për mbrojtje të shtetit, prandaj jemi rreshtuar përkrah botës demokratike, shkruan teve1.info
“Ukrainë, gëzuar Dita e Pavarësisë!Kosova dhe populli i saj e kupton më mirë se kushdo tjetër luftën e popullit të Ukrainës për liri e për mbrojtje të shtetit, prandaj jemi rreshtuar përkrah botës demokratike në mbrojtje të vlerave universale të lirisë, që sot me aq vendosmëri po i mbron populli ukrainas. Kur rrugët e lirisë dhe fatet janë të ngjashme, edhe urimet janë të përzemërta!Ukrainë, urime Dita e Pavarësisë e me fitore të reja drejt lirisë së plotë!”, ka shkruar Haradinaj.









