TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Deeskalimi në veri praktikisht ka ndodhur, duhet parandaluar rieskalimi

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Deeskalimi në veri praktikisht ka ndodhur, duhet parandaluar rieskalimi

Kryeministri Albin Kurti në adresimin e tij në mbledhjen e Qeverisë ka folur për vizitën që e pati në Greqi në 20-vjetorin e Samitit të Selanikut.

Kurti tha se në këtë takim potencoi se njëra prej kritereve të anëtarësimit në BE është fqinjësia e mirë dhe se për këtë duhet të ketë njohje de-jure e de-fakto mes shteteve.

“Në darkën e përbashkët që patëm unë theksova se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë. Që të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësimin në BE duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë. Dhe se për fqinjësi të mirë, demokratike e evropiane është e rëndësishme njohja reciproke de-jure e de-fakto si dhe të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike e sipas konventave evropiane”, tha Kurti.

Kurti tutje shtoi se takimi me pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Zelenski i kontribuon bashkëpunimit rajonal dhe procesit të integrimit në BE.

“Deeskalimi në katër komunat në veri të vendit praktikisht ka ndodhur ndërkohë që Kosova është duke e respektuar Marrëveshjen e Bratisllavës. Në prag të Samitit të Berlinit në Tiranë në këtë tetor, takimi në Athinë me pjesëmarrjen e presidentit Zelenski i kontribuon bashkëpunimit rajonal dhe procesit të integrimit në BE. Për Kosovën pjesëmarrja në Athinë dhe takimet e nivelit të lartë në pallatin Maximus përbëjnë edhe një hap tjetër drejt avancimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Greqisë”, shtoi tutje ai, përcjell teve1.info.

Kurti foli edhe për situatën në veri teksa tha se tani duhet parandaluar rieskalimi.

“Në takimet bilateral dhe darkën e përbashkët po ashtu theksova se deeskalimi në katër komunat në veri është rezultat në njërën anë i arrestimit të elementëve të dhunshëm që sulmuan policinë, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët si dhe në anën tjetër i largimit të një pjese të ekstremistëve të dhunshëm për në Serbi. Tani duhet parandaluar rieskalimi. Kur s’ka protesta të dhunshme të planifikuara e të organizuara nga Beogradi zyrtar nuk ka eskalim në veriun e Kosovës”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Termokosi” lajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje

Furnizim i kufizuar me ngrohje në disa lagje të Prishtinës – shkak Kosova B

Theret me thikë një i mitur në Gjakovë, i dyshuari në arrati

Orav në takim me Krasniqin: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

Orav në takim me Krasniqin: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

Spitali i Pejës: Gjendja e edukatores së goditur nga nxënësi është stabile

Cecelia emërohet trajner i të rinjve të Vorës, në Shqipëri

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarave për vjedhje

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarave për vjedhje

Nuk dihet saktë numri i mjekëve dhe infermierëve të punësuar gjatë pandemisë

Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria, lëshonte raporte të pushimeve mjekësore me para

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën