Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Besnik Tahiri në konferencën e thirrur për medie ka hedhur kritika ndaj Qeverisë për disa çështje si ajo e rezervave shtetërore në Ministrinë e Industrisë dhe Ndërrmarësisë dhe opinionit të Ministrisë së Arsimit lidhur me tekstet shkollore.
Tahiri tha se kjo qeveri e ka humb rrugën dhe se sipas tij, ajo duhet të shkarkohet sa më shpejtë.
Madje theksoi se qysh në fillim të shtatorit, do të synojnë një seancë të jashtëzakonshme me pikë të parë të rendit të ditës mocionin për shkarkim.
“Për këtë hajni për këtë vjedhje e cila është ashiqare Qeveria e Kosovës hesht e akuzon Gyqësin dhe Prokurorinë, a jeni duke pa që ky shtet që udhëhiqet nga kjo qeveri nuk i beson shtetit të vet, ky kryeministër donë të ketë sistem të vetin paralel dhe nuk ka asnjë deklarim që lidhet me kërkesën për hetim të pavarur. E fillimisht duhet të shkarkohet ministrja e MINT-it, në mënyrë që sa më pak me qenë politika e ndikume në hetim. është skandal i përmasave vendore dhe ndërkombëtare dhe qeveria gjen kohë të drejtojë gishtin te prokuroria dhe organet e sundimit të ligjit. Për ne është e habitshme se si po sillet kjo qeveri edhe me çështje të tjera. Kjo qeveri e ka humb rrugën duhet sa më shpejtë të shkarkohet dhe ne jemi të bindur se në fillim të shtatorit kur të fillon seanca ne kemi kërku që të nisë me seancë të jashtëzakonshme. Po Të kishte ndodhë mocioni nuk do t’i kishim këto dëme”, tha Tahiri.
Kurse për çështjen e teksteve shkollore ai e cilësoi si të palogjikshme këtë vendim pasi sipas tij, ky vendim ka mund të merrej më herët dhe se kjo vetëm po provokon greva në sistemin arsimor në vend.
“ E fundit por jo nga rëndësia është opinioni i Ministrisë së Arsimit lidhur me tekstet shkollore nuk ka logjikë në asnjë vend që një vendim i qeverisë i cili synon të ndihmojë nxënësit të merret dy javë para se të nisë viti shkollor, të provokohen grevat për shkak se ky vendim ka mujtë me u marrë qe dy mujë ose tre mujë. Ky vendim është me provoku grevën në arsim, me dëmtu arsimin publik, me kriju edhe një krizë, dhe me dëmtu qytetarin respektivisht familjet e Kosovës”
“Kjo situatë kjo krizë mund të përfundojë dhe të ndalet vetëm me shkarkimin e kësaj qeverie. Kjo qeveri po e dëmton Kosovën në masë të madhe”, shtoi Tahiri.
Ndryshe gjatë ditës edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për medie, ku është kërkuar dorëheqja e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci./teve1.info./