Policia e Kosovës në Viti ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim nga gjykata për shkak të veprës penale “ Dhënia e ryshfetit”.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë më 21.082023.
K.I, i lindur më 1961 ishte dënuar me burgim prej 180 ditë.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 21.08.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar K.I. (viti i lindjes 1961, mashkull kosovar shqiptar). Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata themelore për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditë, për veprën penale ,,Dhënia e ryshfetit’’. I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në komunikatë.