TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Të akuzuarit për sulm ndaj Valon Sylës kërkojnë të gjykohen me ligjet islamike

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Ish-shefi i Kabinetit dhe ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, deklarohen të pafajshëm për korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të hënën është mbajtur shqyrtimi fillestar në rastin e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla në të cilin të akuzuarit Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani janë mbrojtur në heshtje, duke mos pranuar që të gjykohen sipas ligjeve në fuqi por vetëm sipas ligjeve fetare.

Fillimisht, i akuzuari Lum Dervishi tha se nuk pranon të gjykohet me ligjet në fuqi, por se sulmin e bërë ndaj të dëmtuarit gazetarit Valon Syla nuk e mohoi.

“Nuk pranoj të gjykohem me këto ligje, nuk e kam mohu në stacion. E kam pranu në Prokurori, e pranoj edhe tash”, tha i akuzuari Dervishi.

Kurse, i akuzuari Kenan Hasani tha se mund të gjykohet vetëm më ligjet islame dhe se nuk e pranon gjykimin i cili po bëhet.

“Veprimin edhe unë e pranoj çfarë ka ndodhë, mirëpo gjykimin nuk e pranoj sepse si mysliman duhna m’u gjyku vetëm me ligj islam, unë nuk deklarohem”, tha i akuzuari Kenan Hasani.

Dhe në fund, i akuzuari Okan Hasani tha se nuk mund të deklarohet dhe se nuk pranon një gjykim të tillë.

“Nuk mund të deklarohem”, tha i akuzuari i fundit Okan Hasani. Më pas, gjykatësja Violeta Namani njoftoi mbrojtësit e të akuzuarve që në afat prej 30 ditësh kanë mundësinë për të paraqitur kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin të provave.

Paraprakisht, aktakuza u lexua nga prokurorja speciale Fikrije Fejzullahu, e cila shtoi se te të akuzuarit janë gjetur elementet e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ndryshe, mbrojtësi i caktuar sipas detyrës zyrtare i të akuzuarit Kenan Hasani, avokati Ridvan Kajtazi deklaroi se nuk është as në kompetencë të Departamentit Special dhe as të Prokurorisë Speciale gjykimi për këtë vepër penale.

Sipas avokatit Kajtazi, për vepra penale “Lëndim i lehtë trupor” nuk shkruan askund në ligjin për Prokurorinë Speciale se e njëjta si vepër mund të gjykohet nga kjo Prokurori, duke kërkuar në fund nga gjykata që të vlerësojë kompetencën për gjykimin e këtij rasti.

Prokurorja Fajzullahu lidhur me këtë deklarim të avokatit Kajtazi, tha se e kundërshton në tërësi pasi që Prokuroria Speciale është e rangut më të lartë dhe mund të këtë kompetencë në procedimin e këtyre rasteve.

Për kërkesën e avokatit Kajtazi, gjykatësja Namani tha se do të vendosë jashtë seancë dhe se me kohë do t’i njoftojë palët në procedurë.

Po ashtu, në tërësi mbrojtësi e të akuzuarve i kërkuan gjykatës që të bëjë zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me ndonjë masë tjetër më të butë, pasi që sipas tyre kanë pushuar arsyet për ekzistimin e kësaj mase.

Kurse, i akuzuari tjetër Okan Hasani nuk u ngrit asnjëherë në këmbë, duke shtuar se nuk njeh një gjykim të tillë.

Po ashtu, të akuzuarit në momentin e leximit të aktakuzës dhe pas kërkesë së gjykatëse Namani që të ngritën në këmbë nuk u ngritën asnjëri, raporton Betimi për Drejtësi.

Lidhur me këtë rrethanë, avokati Palushi tha se veprimet e të akuzuarve nënkuptojnë mospërfillje të gjykatës dhe se veprimi i tyre përbën vepër penale sipas Kodit Penal të Kosovës.

Tags: Gjykata Themelore ne Prishtineligjet islamikeValon Syla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj thotë se vizioni i Rugovës për lidhje me aleatët i parapriu shpalljes së pavarësisë

Haradinaj thotë se vizioni i Rugovës për lidhje me aleatët i parapriu shpalljes së pavarësisë

Përfundon numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta

Përfundon rinumërimi i votave në 7 komuna

Rrahje mes të miturve në Suharekë, policia gjen fishekë e një boks të metalit në vendngjarje

Rrahje mes disa personave në Ferizaj, pesë nga të mitur

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Dy burra arrestohen në Lipjan, sulmuan një grua për çështje pronësore

Rexhbeqaj nuk dëshiron të flas për të ardhmen: “Asnjë koment” për kontratën me Augsburgun

Rexhbeqaj nuk dëshiron të flas për të ardhmen: “Asnjë koment” për kontratën me Augsburgun

Haradinaj thotë se vizioni i Rugovës për lidhje me aleatët i parapriu shpalljes së pavarësisë

Haradinaj thotë se vizioni i Rugovës për lidhje me aleatët i parapriu shpalljes së pavarësisë

Përfundon numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta

Përfundon rinumërimi i votave në 7 komuna

Talenti Zuka, kalon në kategorinë e tretë të futbollit të Zvicrës

Talenti Zuka, kalon në kategorinë e tretë të futbollit të Zvicrës

Rrahje mes të miturve në Suharekë, policia gjen fishekë e një boks të metalit në vendngjarje

Rrahje mes disa personave në Ferizaj, pesë nga të mitur

Arbnor Rifati ngre alarmin për mosbesimin e klubeve të basketbollit tek trajnerët vendorë

Arbnor Rifati ngre alarmin për mosbesimin e klubeve të basketbollit tek trajnerët vendorë

“Prishtina 2030” sjell risi në Lojërat Mesdhetare me sporte të reja

“Prishtina 2030” sjell risi në Lojërat Mesdhetare me sporte të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën