TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zëdhënësi i qeverisë greke tregon se përse nuk u ftua Rama nga Mitsotakis

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Versioni i Shqipërisë për Asociacionin 

Qarqet politike dhe mediat greke e konsiderojnë një mesazh i rreptë ndaj qeverisë shqiptare mungesën e një ftese për kryeministrin Rama në darkën informale të thirrur nga homologu grek Mitsotakis, mbrëmjen e së hënës me liderët balkanikë, me rastin e 20 vjetorit të “Deklaratës së Selanikut” për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.

Dhe shkak për këtë është bërë qëndrimi që ajo mbajti në çështjen Beleri. Në një intervistë për kanalin televiziv SKAI, zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis ka theksuar:

“Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, është e koordinuar me shtetin e së drejtës, jo vetëm pranë Fredi Belerit një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për këtë”, ka thënë ai.

Samiti ballkanik me një mesazh për Ramën – Përçarja po thellohet për shkak të Belerit-shkruan Kathimerini që e cilëson hapur veprimin e z. Mitsotakis për të mos ftuar homologun shqiptar, një mënyrë diplomatike për t’i treguar jo vetëm zotit Rama, sidomos pas postimit të tij agresiv ne Facebook, por edhe pjesës tjetër të liderëve të Ballkanit Perëndimor se Greqia nuk negocion çështje parimore, siç është respektimi i të drejtave të njeriut, të cilat në rastin e Belerit po shkelen.

Në “akull” me Shqipërinë- shkruan edhe proqeveritarja Parapolitika që nënvizon faktin se ndalimi dhe paraburgimi i Belerit hedh një hije të rëndë në marrëdhëniet greko-shqiptare, të cilat janë përkeqësuar pas kësaj për shkak të pakënaqësisë së madhe të Athinës nga metodat e provokuese, siç thuhet, të udhëheqjes shqiptare në këtë çështje.

Ndërsa portali opozitar I-eidiseis jep një parametër tjetër të pakënaqësisë së Athinës ndaj Tiranës. Duke zbuluar faktin se në të njëjtën kohë kur lideri grek kishte të ftuar në shtëpinë e tij presidenten e KE Ursula von der Leyen dhe planifikonin samitin ballkanik, edhe lideri shqiptar kishte të ftuar në shtëpinë e tij në Himarë ish-kryeministrin britanik Toni Bler me bashkëshorten, zyra avokatore e së cilës ka marrë përsipër përfaqësimin e Shqipërisë në Hagë për çështjen e detit me Greqinë, si dhe edhe kryeministren italiane Meloni, duke i dhënë një dimension tjetër asaj që Rama po mendon të bëjë.

Sipas portalit në fjalë qeveria Mitsotakis ka nënshkruar një marrëveshje delimitimi me Italinë për ZEE, e cila është cilësuar si jo e mirë për palën greke nga një rreth i gjërë specialistësh./TCH/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë, Carney zotohet të intensifikojë bisedimet tregtare

​Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë, Carney zotohet të intensifikojë bisedimet tregtare

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e ndotjes së ujit në Gostivar

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e ndotjes së ujit në Gostivar

Qeveria shpalli gjendje krize 30-ditore në Gostivar për shkak të ndotjes së ujit

Qeveria shpalli gjendje krize 30-ditore në Gostivar për shkak të ndotjes së ujit

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

“Info Nata”- 21.07.2026

“Info Nata”- 21.07.2026

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën