TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjashtë të vrarë, 37 të plagosur nga sulmi rus në qytetin ukrainas Çernihiv

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Gjashtë të vrarë, 37 të plagosur nga sulmi rus në qytetin ukrainas Çernihiv

Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë dhe 37 të tjerë janë plagosur të shtunën nga një sulm rus me raketë në qendër të qytetit Çernihiv, në veri të Ukrainës, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës (MBU).

Njerëzit ishin duke shkuar në kishë për ta kremtuar një festë fetare kur ndodhi sulmi, sipas MBU-së, e cila shtoi se në mesin e të plagosurve janë 11 fëmijë.

“Një raketë ruse ra mu në qendër të qytetit, në Çernihivin tonë. Një shesh, një universitet politeknik, një teatër”, shkroi në Telegram presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili është në një vizitë pune në Suedi.

“Kjo tregon çfarë është një fqinjëri me shtet terrorist, kjo është ajo kundër të cilës ne po e bashkojmë botën”, tha Zelensky.

“Një e shtune e zakonshme, të cilën Rusia e shndërroi në një ditë të dhimbjes dhe humbjes”, shtoi ai.

Një video e shkurtër e postuar nga Zelensky shfaqi copëzat e shpërndara nëpër shesh përballë një teatri rajonal të dramës, ku u dëmtuan rëndë veturat e parkuara. Një trup i pajetë u pa aty, po ashtu.

Rusia i ka sulmuar qytetet ukrainase larg nga vija e frontit me raketa dhe me dronë, qëkur e ka nisur pushtimin në shkurt të vitit 2022, shkruan REL.

Sulmi në Çernihiv ishte mbase “një raketë balistike”, tha guvernatori rajonal Vyacheslav Chaus, në Telegram.

Tags: ÇernihivRusiUkraine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

BE-ja kundërshton kërcënimet e SHBA-së për rezervat e naftës

BE-ja kundërshton kërcënimet e SHBA-së për rezervat e naftës

Një palestinez i vrarë dhe 4 të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Një palestinez i vrarë dhe 4 të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht armëpushimit

OKB: Çmimet botërore të ushqimeve pranë nivelit më të lartë katërvjeçar në shtator

OKB: Çmimet botërore të ushqimeve pranë nivelit më të lartë katërvjeçar në shtator

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku pas vendimit të Qeverisë: UÇK është më e madhe se një qeveri e interes partiak

Ramabaja: Preferoj president nga LPK-ja, Haradinaj nuk është konsensual, Hoti është politikani më i dështuar

Ramabaja: Preferoj president nga LPK-ja, Haradinaj nuk është konsensual, Hoti është politikani më i dështuar

Ramabaja: Albin Kurti është kryeministri më i mirë i Kosovës pasluftës, krahasohet me Hasan Prishtinën

Ramabaja: Albin Kurti është kryeministri më i mirë i Kosovës pasluftës, krahasohet me Hasan Prishtinën

Qeveria: Nuk ka pengesë ligjore për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Qeveria: Nuk ka pengesë ligjore për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Ramabaja: Takimi Trump-Kurti është lajmi i ditës, flitet se janë diskutuar disa tema

Ramabaja: Takimi Trump-Kurti është lajmi i ditës, flitet se janë diskutuar disa tema

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani: Protesta e dha efektin te Qeveria, ajo u dorëzua

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani: Protesta e dha efektin te Qeveria, ajo u dorëzua

Spahiu: Është mirë që unë të bëhem president, mos më imagjinoni mua si ish-presidentët “coftana” që kanë qenë

Spahiu: Është mirë që unë të bëhem president, mos më imagjinoni mua si ish-presidentët “coftana” që kanë qenë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën