Kryetari i komunës së Prishtinës, Perparim Rama ka vizituar Dhomën e Monitorimit të Ndotjes Akustike në Inspektoriatin e Kryeqytetit.
Rama ka shkruar se që nga java tjetër, lokalet që nuk respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten.
“Nga e hëna fillojmë edhe zyrtarisht punën dhe duke u bazuar në rregulloren e miratuar në Kuvend, të gjitha lokalet e gastronomisë në Kryeqytet, të cilat nuk respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten”, ka shkruar Rama.