TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zjarrfikësit e Kosovës në kushte të mjerueshme

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Zjarrfikësit e Kosovës në kushte të mjerueshme

Numri i vogël i punonjësve, mos kompensimi për ndërrimet e natës, orët jashtë orarit, mos kompensimi i rrezikshmërisë gjatë orarit të punës vazhdojnë të jenë disa nga problemet me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit në Kosovë. Nga Sindikata e Zjarrfikësve thonë se me pagën prej 120 euro nuk mund të mbulojnë as shpenzimet personale.

Kryetari i kësaj sindikate, Muharrem Beka shprehet se gjendja në të cilën është shërbimi i zjarrfikësve nuk i konvenon as shtetit.

Ai thekson se edhe numri i vogël i zjarrfikësve në nivel vendi dhe kushtet e mjerueshme të punës ndikojnë që shërbimi i zjarrfikësve të mos jetë me kapacitet të mjaftueshëm. Derisa thotë se veç Prishtinës i mungojnë 35 zjarrëfikës, Beka alarmon se numri i tyre është duke rënë.

“Gjendja nuk është duke lëvizur, kemi mbetur në një pozitë mjaft të palakmueshme, gjendja është duke u përkeqësuar… Është duke u zvogëluar numri i zjarrfikëseve, është duke u shtuar në moshë d.m.th. nga viti 2024 në përjashtim në tri, katër komuna as konkurse të reja, as punëtorë të rinj nuk kanë pranuar… Ne jemi të befasuar me qëndrimin indiferent të institucioneve karshi shërbimit të zjarrfikësve po edhe problemeve në veçanti të cilat janë grumbulluar, dhe institucionet janë të obliguara t’i zgjidhin… Zjarrfikësit as sot nuk kompensohen për ndërrimet e natës për festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit. Siç thash, rasti i mobilizimit në veri ende nuk janë kompensuar… Kjo gjendje nuk i konvenon askujt, as zjarrfikësve, as qytetarëve, as shtetit. Ky shërbim kjo forcë për mbrojtje në shpëtim është e brishtë, është një numër jashtëzakonisht i vogël në nivel vendi”, thotë Beka.

Edhe komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Mitrovicës, Tahir Mikullovci, deklaron për KosovaPress se shqetësimi më i madh për këtë njësi zjarrfikëse është mungesa e personelit. Sipas ligjit, në Mitrovicë do të duhej të ishin edhe 15 zjarrfikës të tjerë pasi numri është i pakët.

“Është fakt se kemi mungesë të stafit të zjarrfikësve, por i kemi ndaluar pothuajse të gjitha pushimet vjetore në këtë sezon të pjesëtarëve të Njësisë Zjarrfikëse… Numri i zjarrfikësve është 32, dhe ky është problemi më i madh jo vetëm në Mitrovicë, por në krejt Kosovën, sepse në bazë të ligjit për mbrojtjen e zjarrit duhet që në çdo 1 mijë e 500 banorë të ketë një zjarrfikës. Krahasuar me numrin e banorëve në Mitrovicë, kemi afër 15 pjesëtarë të Njësisë Zjarrfikëse më pak. Kështu që kjo është sfida ose problemi më i madh mungesa e stafit të Njësisë Zjarrfikëse’, thotë Mikullovci.

Se shteti nuk po bën asgjë ëpr zjarrfikësit thotë Abdusamed Shkodra nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë.

“Zjarrfikësit janë staf i Ministrisë së Punëve të Brendshme, menaxhohen nga AME në koordinim me komunat, këtu do të thotë nuk është bashkëpunimi aq sa duhet. Sa i përket për hapjen e konkursit, nuk është diçka në rregull, këtu është e mirë të bëhet një zgjidhje dhe të pranohen zjarrfikësit e rinj, kërkesa është kamotshme duke e marrë për bazë nevojën për punëtorë të rinjë… Konkursi i fundit ka qenë 2019, ndërsa kërkesat kanë qenë në vazhdimësi… Zjarrfikësit tashmë marrin pagë 120 euro aty diku, nëse konsiderojmë se a është i mjaftueshëm koeficienti aty ku kemi dëshiruar ne”, shprehet Shkodra.

E kryetari i sindikatës thotë se gjendja po përkeqësohet dhe se zjarrfikësit e kanë humbur durimin.

Ai paralajmëron se është alarmi i fundit për Qeverinë dhe institucionet për përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Gjendja që nuk është duke marrë askush me neve jemi mbet në mëshirën e askujt mirëpo zjarrfikësit e kanë humb durimin, i jemi drejtuar Qeverisë. Në rast të lëndimit eventual në vendin e punës në intervenim nëse lëndohet një zjarrfikës gjitha shpenzime t i kryen prej mjeteve vetanake, d.m.th është ngarkesë, ne po presim unë po shpresoj është alarmi i fundit… 09:04 Ne ju kemi kërkuar takim urgjent të diskutojmë për problemet tona, atëherë le të dalin para ndërtesës së Qeverisë dhe lë të tregojnë pse është kjo gjendje. Unë konsideroj se mundësitë për dialog janë shtjerrë, nuk kemi diçka, nuk mundemi me u bind se dikur do të bëhet mirë… Do të kërkojmë zgjidhje të problemeve asgjë nuk po kërkojmë. Momentin që policisë në veri po i kompensohen kanë qenë të angazhuar janë kompensuar, zjarrfikësit po ndihen të diskriminuar, nuk po trajtohen njësoj, nuk është qasja ndaj zjarrfikësve dhe policëve njëjtë, për çfarë arsyeje?”, thekson ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar, sekuestrohen mbi 11 mijë euro

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar, sekuestrohen mbi 11 mijë euro

Sulmet izraelite në Gaza vrasin 19 persona, ndalohet evakuimi i pacientëve përmes Rafahut

Sulmet izraelite në Gaza vrasin 19 persona, ndalohet evakuimi i pacientëve përmes Rafahut

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Bleona Mata gjallë?“Dëgjohej duke qarë”, zbulohen rrëmbyesit/”Epstein”fshihen mijëra dosje / MESDITË

Bleona Mata gjallë?“Dëgjohej duke qarë”, zbulohen rrëmbyesit/”Epstein”fshihen mijëra dosje / MESDITË

Kthimi i xhudistëve kosovarë në skenën e madhe të Parisit

Kthimi i xhudistëve kosovarë në skenën e madhe të Parisit

Duele interesante në Prizren e Mitrovicë

Duele interesante në Prizren e Mitrovicë

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën