Policia ka bërë të ditur se një person i vendosur në Qendrën Integruese Rehabilituese në Shtime, është dërguar në emergjencë pa shenja jete.
Rasti është hapur nga policia si ‘Hetim i vdekjes’.
“Raportohet se nga Qendra Integruese Rehabilituese, është dërguar pa shenja jete në emergjencë viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.