TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tetë muaj nga zhdukja e mostrave të Deharit, ende asnjë i arrestuar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Policia raporton për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga IML

Foto ilustruese

Brenda Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë në Laboratorin e Toksikologjisë, vazhdojnë të ruhen një pjesë e mostrave të aktivistit të ndjerë, Astrit Dehari.

Një pjesë e mostrave ende mungojnë që nga zhdukja e tyre në dhjetor të vitit të kaluar. Ende nuk janë gjetur mostrat e gjakut. Në lidhje me zhdukjen e këtyre mostrave ishin suspenduar katër zyrtarë të IML-së, e që pas dy muajsh ata u rikthyen në vendin e tyre të punës.

Por që nga ajo kohë, ende nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, thotë se të gjithë të intervistuarit janë në cilësinë e dëshmitarëve.

“Një pjesë e mostrave nuk janë gjetur vazhdojnë të mungojnë dhe në ndërkohë policia së bashku me autorizimin e prokurorisë ka kryer hetimet edhe në IML për momentin për momentit aq sa kemi informata hetimet janë duke vazhduar mirëpo nuk i kemi asnjë informatë se dikush është i dyshimtë me sa dimë ne të gjithë janë në cilësinë e dëshmitarit nuk ka asnjë person të dyshimtë”, tha Ditor Haliti u.d së Drejtorit të IML-së

Haliti thotë se vazhdojnë të mungojnë mostrat e gjakut.

“Ende mungojnë mostrat e gjaku, janë gjetur vetëm mostrat e urinës dhe lukthit, është me rëndësi me thanë që ato mostra kanë qenë të ruajtura dhe janë shfrytëzua ma herët për analizat toksilogjike qoftë në Kosovë dhe jashtë Kosovës është dashur të jenë “, tha Ditor Haliti u.d së Drejtorit të IML-së

Ndërkohë avokati Tomë Gashi, i cili që nga fillimi ka pasur në dorë rastin Dehari, ndonëse disa herë përmes shkresave ka kërkuar nga Prokuroria Speciale dhe Prokurori i rastit Afrim Shefkiu të dijë se çfarë ka ndodhur tash e 8 muaj me këtë skandal siç e ka quajtur, ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

“Ne dërgojmë kërkesa të shkruar për më tepër se 8 muaj dhe prokurori i rastit nuk përgjigjet fare. Unë mendoj se nëse prokurori e ka këtë rast dhe e dimë që rasti është tek prokuroi Afrim Shefkiu ka detyrë edhe ligjore edhe morale edhe njerëzore që të përgjigjet me këtë çështje se çfarë po ndodhë me rastin konkret me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit që është IML dhe pretendimet në media që një pjesë e tyre janë kthyer”, Tom Gashi avokat i familjes Dehari.

Ai ka thënë se fare lehtë mund të identifikohen personat të cilët i kanë marrë mostrat pasi i tërë ambienti në IML është në mbulimin e kamerave.

”Gjithçka është e monitoruar me kamera dhe fare lehet mund të monitorohet personat dhe skandali tjetër pasues është që një pjesë e mostrave janë kthyer kjo është thjesht me të çmend”, tha Tom Gashi avokat i familjes Dehari.

Për këtë çështje RTK ka provuar për disa ditë me radhë të marrë një përgjigje nga Prokurori i rastit Afrim Shefkiu, porse një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Humbjen e mostrave të Deharit e kishte lajmëruar ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu dhjetorin e kaluar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet i vdekur një person në Llaushë të Skenderajt, rasti po hetohet

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Artemis II përfundon misionin drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Artemis II përfundon misionin drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet i vdekur një person në Llaushë të Skenderajt, rasti po hetohet

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Klubi i madh brazilian nis punën për t’i marrë Shqipërisë trajnerin Sylvinho

Klubi i madh brazilian nis punën për t’i marrë Shqipërisë trajnerin Sylvinho

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën