Në Lokalitetin Arkeologjik në Ulpianë është zbuluar një mbishkrim monumental nga koha e Perandorit Justinian.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se çdo gërmim zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë.
“Zbulimet e fundit në Ulpianë (Justiniana Secunda), paraqesin evidenca të rëndësishme për historinë e Dardanisë dhe dardanëve gjatë Antikitetit të vonë-Mesjetës së hershme.”, ka shkruar Osmani në Facebook.