Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shkruar se sipas shifrave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar duke rënë në 2.4 përqind.
“Edhe në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4%, sipas shifrave të publikuara nga ASK këtë javë. Përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri”, ka shkruar Murati në Facebook.