Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Të dielën po ashtu do të mbajë kryesisht mot i ngjashëm. Temperaturat do të sillen mes 9-11 gradë celsius, e maksimalet mes 25-27 gradë celsius.