TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tri vrasje për gjashtë ditë, juristët dhe sociologët përmendin shkaqet

Për gjashtë ditë kanë ndodhur tri vrasje. Rritja e kriminalitetit sipas njohësve të sigurisë po ndodh për shkak të dështimit të sistemit të drejtësisë, derisa nga Shoqata e Gastronomeve po kërkojnë më shumë inspektime e dënime meritore.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tri vrasje për gjashtë ditë, juristët dhe sociologët përmendin shkaqet

Shiritat e hetimeve u vendosën para lokalit të natës në fshatin Runik të Skenderajt mëngjesin e së enjtes.

Kjo për shkak së këtu u vra një person e u plagosën tre të tjerë.

Por ky nuk ishte rasti i vetëm, meqë të hënën në një lokal në Klinë u vra një person.

Një vrasje ndodhi edhe të premten e 4 gushtit në një kafene në kryeqytet ku mbeti i vrarë një 39 vjeçar.

Për gjashtë ditë u kryen 3 vrasje në ambiente të lokaleve.

Për tu evituar këto raste, në Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës thonë se bizneset duhet të kryejnë punën sipas ligjeve.

“Mund të jetë gjendja ekonomike që ka ndikuar në rritjen e kriminalitetit. Sidomos në lokale gjatë natës shumica janë të pajisur me sigurim fizik, me roje fizike. Kompanitë duhet ta kryejnë punën në përputhje me ligjin. Nëse je i licencum dhe i certifikun është vepër penale nëse lejon persona me armë të rrezikshme. bizneset duhet ta kryejnë punën sipas ligjit dhe të mos lejojnë persona të tillë brenda lokaleve. Mund të dëmtohemi. Pas rastit të fundit në lokalin më të famshëm të Prishtinës u vrejt të shtunën një hezitim për të dalë në kafiteri njerëzit. policia duhet ta kryejë inspektimin dhe këta persona të marrin dënime meritore”, thotë ai.

Por Anton Nrecaj vlerëson që këto vrasje po ndodhin pasi edhe ata që kanë probleme me ligjin futen në lokale pa asnjë lloj pengese.

“Kohëve të fundit kemi parë vrasje shumë të rënda, dhe është shqetësim shumë i madh sepse në popullatë ka një numër të madh të armëve pa leje. përgjegjësia bie mbi organet e sigurisë. Shumica e këtyre personave që po bëjnë vepra kriminale kanë të kaluar kriminale. Asnjëra nga institucionet nuk është marrë me pjesën e hetimit se nga vijnë këto armë pa leje. Krimet që po ndodhin në lokale të mbyllura është pjesë e asaj që këto lokale kanë aktivitete kriminale. Të gjithë këta njerëz që kanë probleme me ligjin futen në lokal pa asnjë lloj pengese. Përderisa organet e sigurisë kanë dijeni se në cilat lokale mund të futën persona të armatosur me armë zjarri që mund të shkaktojnë aksidente me fatalitet duhet të ndërhyjnë organet e drejtësisë. Një pjesë e të rinjve janë të pajisur me armë pa leje. Drejtësia ka dështuar rreth këtyre proceseve”, thotë Ndrecaj.

E sociologu, Genc Xërxa thotë se këto krime po ndodhin për shkak që numri i individëve që mbajnë armë në shoqërinë tonë është i madh.

“Shfaqja e dhunës dhe krimeve ditëve të fundit është indikator mjaft i keq për sigurinë publike në shoqërinë tonë. Duhet të rishikohet ligji sepse numër i sasive të armëve brenda shoqërisë është indikacion që mund të shpërfaqë krimin. Imazhet shumta në media, filmave të dhunës në mënyrë të pavetëdijshme mund të infiltrohen në trurin e njerëzve. Duhet rishikim i armëve të zjarrit, të rishikohet ligji të reduktohet armëmbajtja mes individëve”, tha Xërxa.

Ndërkohë ndër vite, Policia e Kosovës llogaritet që konfiskon rreth 1200 deri në 1500 armë të ndryshme ilegale.

Kronika e realizuar nga Fitore Berisha

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Komuna e Obiliqit përfshin fshatrat në transportin publik

Komuna e Obiliqit përfshin fshatrat në transportin publik

S’kalon rezoluta e LDK-së për çmimin e naftës

S’kalon rezoluta e LDK-së për çmimin e naftës

Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën e luftës

Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën e luftës

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Rritja e ekonomisë, mundëson rritjen e pensioneve

Juventusi i vazhdon kontratën trajnerit Spalletti, deri në vitin 2028

Juventusi i vazhdon kontratën trajnerit Spalletti, deri në vitin 2028

Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin

Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin

Gratë stresohen shumë nga punët e shtëpisë

Gratë stresohen shumë nga punët e shtëpisë

Eksperti i emisionit VAR analizon gjyqtarët e Botërorit – Hajdari: Top 5, janë elita absolute

Eksperti i emisionit VAR analizon gjyqtarët e Botërorit – Hajdari: Top 5, janë elita absolute

Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Komuna e Obiliqit përfshin fshatrat në transportin publik

Komuna e Obiliqit përfshin fshatrat në transportin publik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën