TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE kërkon hapa të tjerë drejtë deeskalimit të situatës

Bashkimi Evropian nuk e përjashton mundësinë e vendosjes së masave ndaj Serbisë, kurse për heqjen e masave ndaj Kosovës thotë se duhen bërë hapa të mëtutjeshëm drejtë deeskalimit. Njohësit e çështjeve politike thonë se ndërkombëtarët e kanë lidhur heqjen e masave ndëshkuese me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore.

by Valmir Gallopeni
3 vjet ago
0
A A
Largohet kontejneri i djegur i PK-së në veri, që shërbente si pikë statike

Për situatën e krijuar javë më parë në veri të Kosovës, ndërkombëtarët kanë fajësuar përveç Kosovës edhe Serbinë.

Pavarësisht kësaj, Bashkimi Evropian, ka vendosur masa vetëm ndaj Kosovës. Por, në një konferencë për media që pati zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se nëse vendet anëtare vendosin, mund të ketë masa edhe kundër Serbisë.

“Gjëja e fundit që kemi bërë në dritën e përkeqësimit të situatës në Veri të Kosovës ishte vendosja e disa masave ndëshkuese kundrejt Qeverisë së Kosovës për shkak të mos-gatishmërisë së kësaj të fundit për të shtensionuar situatën. Nëse shtetet anëtare vendosin atëherë ne do të prezantojmë masat e nevojshme edhe kundrejt Serbisë”, ka thënë Stano.

Tëvë1 ka pyetur BE-në, nëse janë duke e shqyrtuar mundësinë e largimit të masave për Kosovën. Në përgjigjen e tyre, thuhet se kërkojnë që ekzekutivi kosovar të bëjë më shumë për deeskalimin.

“BE-ja mirëpret njoftimin e fundit nga qeveria e Kosovës për një reduktim të mëtejshëm prej 25% të pranisë së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Vendimi është marrë pas takimit të nivelit teknik në mes të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it me qëllim përcaktimin e parametrave të përbashkët për vlerësimin e situatës së sigurisë në komunat veriore. Këto janë hapa në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të mëtejshëm”, thuhet nga BE.

Politologu, Fidan Ukaj, thotë se bashkësia ndërkombëtare e ka lidhur largimin e masave me mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Ben Andoni, thotë se këto masa u vendosen vendeve si Kosova për t’iu treguar se sa larg integrimit janë.

Deeskalimi është duke vazhduar në bazë të marrëveshjes së Bratisllavës, të cilën Kosova e ka arritur me BE-në më 10 korrik.

Tags: BEdeeskalimi i situateshapa te tjereKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën