Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në Shqipëri, ku në zonën e Iballës në Fushë Arrëz, një fëmijë gjashtëvjeçar ka vdekur pasi ka rënë aksidentalisht në rezervuarin e ujit të këtij fshati.
I mitur është nxjerrë nga uji nga familjarët, raporton abcnews.al. Atij ishte dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
“Rreth orës 21:25, në sallën operative të stacionit të Policisë Fushë Arrëz, ka mbërritur një telefonatë se një i mitur i moshës 6 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur në rezervuarin e Iballës, Fushë Arrëz. I mituri është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, raporton policia.