Kryeministri, Albin Kurti sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka falënderuar edhe një herë ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj për kontributin e tij.
Kurti po ashtu tha se bashkëshortes së Mehajt i dëshiron shërim të plotë dhe të shpejtë.
“E falënderoj edhe njëherë përzemërsisht për kontributin, angazhimin dhe dedikimin pashoq ish-ministrin Armend Mehaj, ndërkaq bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të plotë dhe të shpejtë”, tha Kurti.
Ndryshe, koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës Ejup Maqedonci, është emëruar ministër i Mbrojtjes.
Ai do ta zëvendësojë në këtë pozitë Armend Mehajn, i cili u dorëhoq për arsye familjare.