TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjashtë të vdekur nga vërshimet në Slloveni

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjashtë të vdekur nga vërshimet në Slloveni

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga shirat e mëdha dhe vërshimet në Slloveni është rritur në gjashtë, raportuan mediat lokale të hënën.

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, i ka përshkruar shirat rrëshek dhe vërshimet e mëdha – të cilat e goditën vendin e Alpeve me dy milionë banorë – si fatkeqësinë më të madhe natyrore që nga shpallja e pavarësisë tri dekada më parë.

Shirat dhe rrëshqitjet e dheut, që nisën të enjten, kanë përmbytur pjesë të mëdha të Sllovenisë qendrore dhe veriore, duke e bllokuar qasjen në fshatra dhe duke e penguar trafikun.

Të dielën, ekipet emergjente e nxorën trupin e një burri 35-vjeçar nga një lumë afër fshatit Mirna Perc, në lindje të vendit.

Një burrë tjetër, i cili po merrte pjesë në operacionet e pastrimit, u gjet i vdekur pasi kishte rënë në një gropë uji pranë qytetit Kamnik, afër Lubjanës, raportuan mediat lokale.

Trupat e dy sllovenëve dhe dy qytetarëve holandezë u gjetën më herët.

Të hënën, punëtorët e shpëtimit u përpoqën t’i hapnin rrugët në vendet e thella dhe izoluara, derisa edhe i vlerësuan dëmet, për të cilat Qeveria e vendit ka thënë se mund ta tejkalojnë shifrën e 500 milionë eurove.

Sllovenia, anëtare e Bashkimit Evropian (BE), i ka kërkuar ndihmë bllokut, në veçanti makineri të rënda, si ekskavatorë dhe ura të përkohshme të parafabrikuara, për t’u përballur me pasojat e vërshimeve. Ajo i ka kërkuar edhe NATO-s t’i ofrojë helikopterë dhe ushtarë.

Kamioni i parë me ndihma humanitare dhe ushqim mbërriti nga Hungaria të dielën në mbrëmje. Kroacia ia ofroi një helikopter ushtarak për ta ndihmuar ta mbyllë dhe sigurojë një argjinaturë në lumin Mura.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se vendi i tij do të dërgojë punëtorë emergjentë, si dhe u shpreh i “tronditur” me “katastrofën e tmerrshme të vërshimeve në Slloveni dhe Austri”./Rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xi Jinping përgatitet të presë Putinin në Kinë, vetëm katër ditë pasi mirëpriti Trumpin

Xi Jinping përgatitet të presë Putinin në Kinë, vetëm katër ditë pasi mirëpriti Trumpin

Gjenden trupat e katër zhytësve italianë të vdekur në një shpellë detare në Malvide

Gjenden trupat e katër zhytësve italianë të vdekur në një shpellë detare në Malvide

Presidenti ukrainas: Bota është në garën më shkatërruese të armatimeve në histori

Zelensky kërkon përfshirjen e Evropës në bisedimet për përfundimin e luftës me Rusinë

Emiratet raportojnë për sulm iranian pas përplasjes detare SHBA-Iran

Irani njofton organin e ri për menagjimin e Ngushticës së Hormuzit

Haxhiu falenderon mërgatën që u regjistruan për të votuar: Mënyra më e bukur për ta vazhduar kontributin për Kosovën

Haxhiu falenderon mërgatën që u regjistruan për të votuar: Mënyra më e bukur për ta vazhduar kontributin për Kosovën

​Hamza: Qytetarët kanë nevojë për paga më të larta dhe çmime më të ulëta

​Hamza: Qytetarët kanë nevojë për paga më të larta dhe çmime më të ulëta

Gjendet një mjet shpërthyes në Han të Elezit, FSK e tërheq atë

FSK-ja drejt ushtrisë, por pa spital ushtarak

IKMM jep pëlqimin për punimet nëntokësore në sheshin “Xhorxh Bush”

IKMM jep pëlqimin për punimet nëntokësore në sheshin “Xhorxh Bush”

Xi Jinping përgatitet të presë Putinin në Kinë, vetëm katër ditë pasi mirëpriti Trumpin

Xi Jinping përgatitet të presë Putinin në Kinë, vetëm katër ditë pasi mirëpriti Trumpin

Gjendet i vdekur një person në “Ulpianë”, nisin hetimet

Vetura ra në humnerë në vetaksidentin me fatalitet në Dollc, prokurori urdhëron ekspertizë

Vetura ra në humnerë në vetaksidentin me fatalitet në Dollc, prokurori urdhëron ekspertizë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën