TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​OAK zgjedh strukturat e reja udhëheqëse

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​OAK zgjedh strukturat e reja udhëheqëse

Fillimisht gjatë mbledhjes së kuvendit u propozuan kandidatët për kryetarë të kuvendit të OAK-ut, kryetarë të bordit të OAK-ut dhe anëtarët e bordit.

Anëtarët e kuvendit zgjedhor të Odës së Afarizmit pas votimit unanimisht kanë vendosur, që anëtari i bordit Hamdi Malushaj të zgjidhet kryetar i ri i kuvendit të OAK-ut.

Oda e Afarizmit të Kosovës po ashtu ka zgjedhur edhe kryetarin e ri të bordit i cili njëkohësisht është edhe kryetar i OAK-ut.

Skënder Krasniqi u rizgjodh për një mandat të dytë si kryetar i Odës së Afarizmit, me vota unanime nga anëtarët e kuvendit.

Me rastin e rizgjedhjes Krasniqi ka shprehur kënaqësi dhe falënderim për besimin që i është dhënë nga anëtarët e OAK-ut, për një mandat të dytë.

Krasniqi gjithashtu ka kërkuar nga anëtarët e OAK-ut dhe bizneset e tjera që së bashku ta ndihmojnë në adresimin e çështjeve që janë në interes të bizneseve, sepse vetëm në këtë mënyrë do të përmirësohej infrastruktura e të bërit biznes, duke marr parasysh sfidat dhe ndryshimet e vazhdueshme të qeverive dhe nevojën për një reagim më urgjent, në të mirë të bizneseve.

Gjatë mbledhjes së këtij kuvendi u zgjodh edhe bordi i OAK-ut, si më poshtë:

Skënder Krasniqi (kryetar i bordit dhe anëtar), Hamdi Malushaj, Arsim Selmonmusaj, Hasan Gigollaj dhe Diamant Elshani u rizgjodhën si anëtarë të bordit të ri të OAK-ut edhe për një mandat.

Ndërsa Idriz Zejnullahu, Arben Gashi, Shyqri Bytyqi dhe Mentor Sahiti në mënyrë unanime u zgjodhën anëtar të rinj të bordit, duke kompletuar kështu edhe bordin e drejtorëve të OAK-ut me gjithsej 9 persona.

Tags: Oda e Afarizmit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes pas më shumë se një muaji trajtim, burri që u aksidentua në Gjilan

Vdes pas më shumë se një muaji trajtim, burri që u aksidentua në Gjilan

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Policia jep sqarime për vdekjen e një udhëtari pas mbërritjes në Kosovë

Kushtetuesja: Ligji për Skemat Pensionale të financuara nga shteti nuk e shkel Kushtetutën

​Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, ky është rezultati

Detaje të reja nga vrasja e policit në Shqipëri, autori një person me rrezikshmëri të lartë

Vritet një 52-vjeçar në Mirditë

Kërkimet arkeologjike në Elbasan nxjerrin dëshmi të reja

Kërkimet arkeologjike në Elbasan nxjerrin dëshmi të reja

Kushtetuesja: Ligji për Skemat Pensionale të financuara nga shteti nuk e shkel Kushtetutën

​Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj të Moshuarve

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, ky është rezultati

E enjte me diell dhe pak erë

Java nis me diell e vranësira

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën