Dy persona janë shoqëruar në Polici, të dyshuar për ndërtim pa leje në Parkun Nacional, Bjeshkët e Botushës.
Sipas PK-së, me urdhër të prokurorit janë ndërprerë punimet.
“Janë shoqëruar ne stacion dy te dyshuar te cilët dyshohet se kane kryer veprën e lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurorit i cili ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.







