TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjithnjë e më shumë euro të falsifikuara

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjithnjë e më shumë euro të falsifikuara

Në gjysmën e parë të vitit 2023, në qarkullim janë regjistruar më shumë para të falsifikuara sesa në 3 vitet e fundit. Cilat janë shkaqet?

Kartëmonedhat 200 euro nuk janë në fakt shumë të njohura dhe nuk përdoren shpesh. Në shumë pika karburanti dhe në shumë dyqane të shitjes me pakicë nuk i pranojnë fare. Edhe më rrallë përdoren kartëmonedhat prej 500 euro. Për këtë arsye duhet pasur kujdes të veçantë kur persona të panjohur paguajnë me tufa të mëdha të kartëmonedhave të tilla.

Dhe pikërisht me kartëmonedhat prej 200 dhe 500 euro janë shtuar faklsifikimet e parave në Gjermani në gjysmën e parë të këtij viti. Dëmi i shkaktuar prej 2.9 milionë eurosh në vetëm gjashtë muaj e ka tejkaluar vlerën e të gjithë vitit të kaluar (2.7 milionë euro), njoftoi Bundesbank.

Një numër rekord eurosh të falsifikuara

Sipas të dhënave nga Bundesbank, policia gjermane, shitësit me pakicë dhe bankat tërhoqën nga qarkullimi 26.690 kartëmonedha të falsifikuara midis janarit dhe qershorit të vitit 2023. Hera e fundit që u regjistrua një numër më i madh falsifikimesh ishte në gjysmën e parë të vitit 2020, kur në qarkullim janë kapur 34.118 kartëmonedha të falsifikuara.

Falsifikimi i dy kartëmonedhave më të vlefshme është rritur ndjeshëm në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2022. Në rastin e kartëmonedhave 200 euro në numrin e përgjithshëm të falsifikimit, ka një rritje prej 15 për qind – pas nëntë për qind në gjashtë muajt e mëparshëm. Ndërsa numri i kartëmonedhave të falsifikuara 500 euro në të njëjtën periudhë pothuajse u katërfishua, nga 554 në 2.178 copë. Kështu, kartëmonedha ngjyrë vjollcë, të cilën bankat qendrore të Eurosistemit nuk e kanë shtypur që nga fillimi i vitit 2019, ka shënuar një rritje të dukshme të falsifikimeve.

“Unë nuk do të flisja për ndonjë tendencë në këtë moment,” tha anëtari i bordit të Bundesbank, Burkhard Balz në një deklaratë për agjencinë e lajmeve dpa. “Megjithatë, ne i ndjekim këto dukuri me shumë kujdes”.

Sipas të dhënave nga Bundesbank, kartëmonedha 50 euro është ende kartëmonedha më e falsifikuar, e cila përbën pothuajse 40 për qind të të gjitha falsifikimeve të parave në Gjermani. Ndërsa 20 për qind të falsifikimeve në gjysmën e parë të vitit ishin kartëmonedha 20 euro.

Cilësia e kartëmonedhave 200 dhe 500 euro, theksojnë ekspertët e Bundesbank, nuk është dhe aq e mirë. Ato ngjajnë me faturat e thjeshta “Movie Money” ose “Prop copy” që mund të gjenden në internet si para për lojëra ose rekuizita filmash, thotë Balz. Sipas policisë, në disa raste me kartëmonedha të tilla janë paguar bizhuteri, flori, ora luksoze dhe makina të shtrenjta.

Anëtari i bordit të Bundesbank, Balz, nuk sheh arsye për shqetësim për shkak se shifrat janë ende relativisht të ulëta: “Pavarësisht rritjes së numrit të këtyre kartëmonedhave me rreth dhjetë për qind, situata me falsifikimin në thelb nuk ka ndryshuar shumë”.
Sipas tij, në Gjermani ka ende një rrezik të ulët kur bëhet fjalë për mashtrimet e kartëmonedhave false. Shikuar nga të dhënat statistikore, në gjysmën e parë të këtij viti janë regjistruar vetëm gjashtë kartëmonedha të falsifikuara për 10 mijë banorë.

Kartëmonedhat e falsifikuara nuk do të shkëmbehen. Kjo është arsyeja pse Bundesbank rekomandon kontrollimin e kartëmonedhave dhe një kujdes të veçantë me to. Për shembull, pjesë të imazhit të printuar mund të ndihen nën gishta në pjesën e përparme të kartëmonedhave. Elementet e hologramit ndryshojnë. Rekomandohet gjithashtu të krahasoni një kartëmonedhë të dyshimtë me një që është padyshim origjinale dhe t’i kushtoni gjithmonë vëmendje disa elementeve të sigurisë.

Karakteristikat moderne të sigurisë së serisë së re të kartëmonedhave

Ata që janë përgjegjës për monedhën euro po punojnë tashmë për veçori të reja sigurie për ta bërë edhe më të vështirë për kriminelët falsifikimin e kartëmonedhave. Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane (ECB) Fabio Panetta tha në një intervistë në fund të majit: “Ne po punojmë për emetimin e një serie të re kartëmonedhash të teknologjisë së lartë për të parandaluar falsifikimin”.

Gjatë krijimit të serisë së re të kartëmonedhave, BQE i lejon qytetarët e Evropës të thonë fjalën e tyre për ridizajnimin e kartëmonedhave: Evropianët mund të thonë fjalën e tyre deri në fund të gushtit të këtij viti. Për shembull: Kultura evropiane, zogjtë, lumenjtë ose duart mund të zgjidhen. Megjithatë, do të kalojnë edhe pak vite deri sa këto kartëmonedha të arrijnë në duart e qytetarëve./DW/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama drejt SHBA, do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes

Rama drejt SHBA, do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes

Nis Samiti Politik Europian, Rama: Nuk gjej fjalët të shprehem për rëndësinë e ditës së sotme

Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të lehtë e të pranuar

Zvicra do të rrisë praninë e trupave në misionin e BE-së në Bosnjë më 2027

Zvicra do të rrisë praninë e trupave në misionin e BE-së në Bosnjë më 2027

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Gaza në ditën e parë të Ramazanit

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Gaza në ditën e parë të Ramazanit

AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake

AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin mikroçipa kafshëve të tyre shtëpiake

Familjarët e argjentinases së vrarë nga Endrit Nika: Clara e mori drejtësinë, por dhimbja mbetet

Familjarët e argjentinases së vrarë nga Endrit Nika: Clara e mori drejtësinë, por dhimbja mbetet

Gjobitet 22 vjeçari nga Ferizaj, e drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

U kap duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, i merret leja për tre muaj shoferit të autobusit

“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë”, – pas deklarimit të pafajësisë në Hagë, djali i Hashim Thaçit reagon me mesazh falënderimi

“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë”, – pas deklarimit të pafajësisë në Hagë, djali i Hashim Thaçit reagon me mesazh falënderimi

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

Jashari uron besimtarët myslimanë: Ramazani muaj reflektimi, uniteti dhe sakrifice

Jashari uron besimtarët myslimanë: Ramazani muaj reflektimi, uniteti dhe sakrifice

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën