TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pesë persona të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24-orëve

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Pesë persona të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24-orëve

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.

Nga pesë rastet e raportuara, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, të cilët dyshohet që kanë ushtuar dhunë fizike ndaj familjarëve, raporton teve1.info

Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Ferizaj, Prizren, dy në Pejë dhe një në Deçan.

Rasti i parë në Ferizaj, ka përfunduar me arrestimin e një personi, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima si pasojë e plagëve të marra është dërguar për tretman mjekësor, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja e njëjtë ka ndodhur edhe në qytetin e Prizrenit dhe Deçanit, ku dy persona kanë përfunduar nën prangat e Policisë së Kosovës, pasi që të njëjtit i kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Ndërsa, brenda një familje përveç dhunës fizike është përdorur edhe arma e zjarrit. Në këtë rast dy vëllezër janë arrestuar, pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete. Policia dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Ndërkaq, në Pejë, një person është arrestuar, pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Nëna e të dyshuarit nga lëndime e marra si pasojë e goditjeve është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Megjithatë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./teve1.info/

 

Tags: Arrestimedhune ne familjePolicia e Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën