TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ahmeti: Japin dorëheqje ministrat e BDI-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ahmeti: Jasharajt vulosën pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë të dielën se ministrat dhe funksionarët e partisë që udhëheq ai, kanë dhënë dorëheqje nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se vendimi për dorëheqje është marrë “duke u nisur nga kushtëzimi i opozitës (VMRO DPPMNE-së) se do t’i votonte ndryshimet kushtetuese nëse Bashkimi Demokratik për Integrim del nga Qeveria”.

Lideri i BDI-së, ka thënë se dorëheqjet e zyrtarëve të partisë së tij do të hyjnë në fuqi pasi të votohen ndryshimet kushtetuese.

“Duke qenë se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe unë, mbetemi të përkushtuar në përcaktimin se integrimi euroatlantik, me të drejta të plota të shtetit, përpos se në NATO, edhe në Bashkimin Evropian, si dhe aleanca e pashkëputur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë, janë dhe mbeten interesi më madhor i të gjithë qytetarëve tanë, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare e fetare, ministrat dhe funksionarët qeveritarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim japin dorëheqje nga postet që aktualisht janë duke i ushtruar! Dorëheqjet, materializohen me automatizëm në momentin kur opozita t’i votojë ndryshimet kushtetuese”, ka thënë Ahmeti në njoftimin publik drejtuar kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë pas një takimi me Kovaçevskin, më 7 qershor, se “VRMO-ja është e gatshme të mbështesë ndryshimet kushtetuese, nëse do të formohej një qeveri e re, pa BDI-në, si dhe nëse ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi vetëm pasi të kenë përfunduar bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian”.

Por, një kërkesë e tillë e VMRO-së është refuzuar edhe nga Bashkimi Evropian, pasi ndryshimet kushtetuese duhet të hyjnë në fuqi para se të nisin bisedimet me BE-në për kapitujt e anëtarësimit.

Ndryshimet në kushtetutë duhet të bëhen për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues dhe bazohen në atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Në rast se kjo nuk ndodh, atëherë Sofja mban të drejtën e përdorimit të vetos, apo bllokimit të bisedimeve, ashtu siç bëri edhe në vitin 2020.

Opozita maqedonase është kundër ndryshimeve, pasi sipas saj, “pala bullgare nuk do të ndalet me kushtëzimet e saj edhe sikur të miratohen këto ndryshime”.

Debati parlamentar për ndryshimin e kushtetutës ka nisur më 25 korrik, ndërsa seanca plenare është caktuar të mbahet më 18 gusht. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua

​Trump kërcënon Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë, përgjigjja do të jetë shumëfish më e rëndë

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir

Burnham kryeministër i Britanisë së Madhe

Burnham kryeministër i Britanisë së Madhe

Sekretari amerikan uron Kosovën

Rubio: Irani dëshiron ta përdorë Ngushticën e Hormuzit si mjet negociues

Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua

​Trump kërcënon Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë, përgjigjja do të jetë shumëfish më e rëndë

Zyrtare: Ish-lojtari i zhvilluar te Liverpooli, vendoset nën urdhrat e Ismet Munishit te Liria

Zyrtare: Ish-lojtari i zhvilluar te Liverpooli, vendoset nën urdhrat e Ismet Munishit te Liria

Shiu dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme edhe në infrastrukturën sportive në Mitrovicë

Shiu dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme edhe në infrastrukturën sportive në Mitrovicë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Hoxha: Vendimi i KPK-së mund të sjellë reagime ndërkombëtare

Hoxha: Vendimi i KPK-së mund të sjellë reagime ndërkombëtare

Nënshkruhet marrëveshja e zbatimit për projektin “Fuqizimi Ekonomik i Grave”

Nënshkruhet marrëveshja e zbatimit për projektin “Fuqizimi Ekonomik i Grave”

KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

Erërat e forta shkaktojnë prishje në rrjetin elektrik, KEDS njofton për ndërprerje në disa rajone

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën