TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Policët nuk do ta shihnin si problem përdorimin e armëve të sekuestruara

Së voni është raportuar se armët e sekuestruara nga Policia e Kosovës mund të futen në përdorim nga ky institucion. Policia ka thënë për tëvë1 se nuk ka kompetencë për një vendim të tillë, megjithëse do ta zbatonte nëse do të merrej nga organet e drejtësisë. Edhe për anëtarët e Komisionit për Siguri diçka e tillë nuk do të paraqiste problem nëse do të kaloheshin të gjitha fazat ligjore.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Policët nuk do ta shihnin si problem përdorimin e armëve të sekuestruara

Arsenali i armëve që u konfiskua së fundmi nga Policia e Kosovës, siç u bë e ditur nga institucionet e sigurisë u planifikua të kryhej një sulm terrorist në pjesën veriore të vendit.

Por, me këto dhe armë tjera të konfiskuara ndër vite, së voni u raportua se po mendohet që ato të futen në përdorim nga zyrtarët policorë.

Rreth kësaj çështjeje, televizioni ka marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, ku thuhet se nuk është në kompetencën e saj një vendim i tillë, por se do ta zbatonin nëse do të merrej nga organet e drejtësisë.

“Vendimet për të përdorur asetet apo armët e sekuestruara, nuk janë vendime që merren nga Policia, por merren nga organet e drejtësisë. Ne si Polici e Kosovës edhe në të kaluarën, bazuar në procedurat e parapara dhe vendimet që kanë marr autoritetet e drejtësisë ku përfshihen pajisje të sekuestruara, automjete etj, Policia si institucion i zbatimit të ligjit ka implementuar këto vendime të autoriteteve kompetente dhe këto pajisje i ka përdorur për realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore”, thonë nga Policia e Kosovës.

Informacion për një gjë të tillë nuk kanë as nga Komisioni Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje.

Por, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli vlerëson se një vendim i tillë nuk do të paraqiste problem nëse do të merrej nga Gjykata.

Njëjtë mendon edhe njëri nga ish-drejtorët e këtij institucioni, Rashit Qalaj.

Megjithatë, ky thotë që Policia duhet të fokusohet më shumë tek blerja e armëve të sofistikuara në mënyrë që zyrtarët policorë të kenë efikasitet më të madh në punën e tyre.

Që nga paslufta, numri i armëve pa leje në Kosovë është vlerësuar të jetë shumë i madh. Llogaritet se mbi 200 mijë armë të tilla vazhdojnë të jenë në duar të qytetarëve. Përdoruesit e tyre paraqesin rrezik për sigurinë publike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hapet periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Hapet periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë hyjnë në ditën e tretë të protestës

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë hyjnë në ditën e tretë të protestës

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Familjarët e konfirmojnë lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit: Vdiq në Itali

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë në Gjilan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën