TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zvarritje në tenderin për furnizim me insulina, MSH-ja tregon arsyen

by Lendrina Kodrolli
2 vjet ago
0
A A
Zvarritje në tenderin për furnizim me insulina, MSH-ja tregon arsyen

Ministria e Shëndetësisë që nga viti 2021 disa herë radhazi ka bërë kërkesë për furnizim me insulina, por që disa nga ta, shpesh edhe janë janë zvarritur për shkak të ankesave në OSHP nga operatorët ekonomik.

Edhe qytetari Vehbi Demolli thotë se disa herë ka pasur mungesë me insulina, andaj edhe i është dashur që disa herë të vizitojë QKMF-në për tu furnizuar me to.

E një qytetar tjetër thotë se në rast kur ka mungesë në barnatoren shtetërore, atëherë duhet t’i blejë në barnatoret private.

“Ku ka zgjidhje me ble dikun duhet me kry punë”, thotë qytetari Ferit Maxhuni.

E sipas Ministrisë së Shëndetësisë, arsye e zvarritjes së këtij tenderi është që disa herë radhazi operatorët ekonomik kanë ofertuar me produkte të paregjiststruara dhe pa autorizim për marketing.

Arsye tjetër sipas MSH-së për vonesën e këtij aktivitetit për rreth një vit ka qenë edhe mungesa e panelit shqyrtues të OSHP-së.

“Hapja e ofertave është bërë në Janar të vitit 2021. Procesi është zvarritur për shkak te ankesave në OSHP nga operatori ekonomik i cili ka ofertuar me produkte të pa regjistruara, pa Autorizim për Marketing. Arsye tjetër e vonesës se aktivitetit për rreth një vit ka qenë edhe mungesa e Panelit Shqyrtues të OSHP-së, deri sa është formuar Paneli i ri për shqyrtimin e ankesës.”, thonë nga MSH-ja.

Megjithatë, sipas tyre, furnizimi me insulina po bëhet pa ndërprerje dhe me çmime të tregut.

“Fillimisht MSh është furnizuar përmes UNOPS-it, pastaj përmes kontratave emergjente te lidhura nga MSh kemi arritur që furnizimi me insulina të bëhet pa ndërprerje dhe me çmime të tregut”, bëhet e ditur tutje.

Mirëpo Diellza Luzha, e cila përcjell sektorin e shëndetësisë ndër vite e thotë të kundërten.

Sipas saj, mungesa e insulinave në institucionet shëndetësore është problem aktual tash e sa vite.

“Zvarritja e procesit të tenderit me furnizim me insulina nuk është problemi i parë le të themi me insulina, jemi dëshmitarë tash e sa vite që institucionet tona shëndetësore kanë mungesë të insulinave dhe një gjë e tillë ndikon negativisht tek secili pacient që ka diabet sepse insulina është jetike për shëndetin e tyre. Gjatë këtyre viteve sa e përcjelli sektorin e shëndetësisë kam pranu me qindra ankesa lidhur me mungesë të insulinave në qendra shëndetësore”, deklaroi ajo.

Pas zvarritjes së procesit gati dy vjet e gjysmë të tenderit për insulina në mes të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, një operatori ekonomik dhe Ministrisë së Shëndetësisë, kjo e fundit e ka rihapur tenderin në vlerë mbi 3.6 milionë euro për 12 muaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarave për vjedhje

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarave për vjedhje

Nuk dihet saktë numri i mjekëve dhe infermierëve të punësuar gjatë pandemisë

Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria, lëshonte raporte të pushimeve mjekësore me para

Çfarë pritet në takimin e LDK-së, deklarimet e disa anëtarëve

Çfarë pritet në takimin e LDK-së, deklarimet e disa anëtarëve

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Interi mbetet disa javë pa Calhanoglun

Interi mbetet disa javë pa Calhanoglun

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Babaj nga Prishtina e Re te Milani

Babaj nga Prishtina e Re te Milani

Arbeloa mban stërvitjen e parë i trajner i Real Madridit

Arbeloa mban stërvitjen e parë i trajner i Real Madridit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën