Kryetari i AAK-së, Ramush Haradianaj ka reaguar pas vendimit të MINT për mbylljen e Klan Kosovës.
Ai tha se mediat nuk mbyllen në një vend evropian dhe sipas tij, kryeministri, Albin Kurti duhet hequr dorë nga ky vendim i “çmenduar”.
“Nuk mbulohet dielli me shoshë o Albin Kurti. Nuk mbyllen mediat në një vend evropian! Nuk jemi Kore e Veriut! Prandaj hiq dorë nga ky vendim i çmendur e lëre Klan Kosovën ta kryejë punën e vet! Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë!”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë se sot, Komisioni i Ankesave në ARBK e ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit.