TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ideja e çmendur nga Argjentina, zemra e Maradonës së bashku me skuadrën në Katar 2022

by tëvë1
5 vjet ago
0
A A
Ideja e çmendur nga Argjentina, zemra e Maradonës së bashku me skuadrën në Katar 2022

Kanë kaluar plot 36 vite nga triumfi i fundit i kombëtares së Argjentinës në një kampionat botëror ku në finalen e 1986-tës, skuadra amerikano-latine e insipiruar nga Diego Armando Maradona mposhti me rezultatin 3-2, Gjermaninë Perëndimore. Tashmë, Albicelestet përgatitën për kompeticionin e radhës që është ai i Katar 2022, ndërsa po mendojnë sërish të marrin frymëzim nga legjenda Maradona i cili për fat të keq, u nda nga jeta më datë 25 nëntor të vitit 2020 në një ditë të cilësuar si tragjedi kombëtare për Argjentinën.

Vlerësimi për Maradonën ishte në nivelet më të larta, ndaj zemra e tij ruhet sot e kësaj dite në Departamentin e Anatomisë Patologjike në Buenos Aires. Dhe, ideja më e fundit që është propozuar nga ana e një agjencie e cila merret me krijimin e spoteve publicitare, është ajo e zhvendosjes së zemrës së Maradonës në Katar së bashku me kombëtaren e drejtuar nga Lionel Scaloni.

Drejtori i kësaj agjensie, Javier Mentasti është i bindur se nëse Maradona do të ishte në jetë atëherë do të udhëtonte drejt Katarit, ndaj mendojnë ta realizojnë këtë në një mënyrë ndryshe. “Ne kërkojmë të përmbushim atë që do të ishte ëndrra e tij, ne duam që zemra e Maradonës të udhëtojë me kombëtaren drejt Katar 2022. Duam që zemra e Maradonës të jetë pranë kombëtares, të jetë në udhëtim me ta, në dhomat e zhveshjes apo edhe në fushë dhe nëse Zoti dhe Maradona duan, atëherë mund të fitojmë Kupën e Botës pas një pritje të gjatë. Duam të bëjmë secilin të ëndërrojë”, u shpreh Mentasti.

Vlen të theksohet fakti se argjentinasit e konsiderojnë Maradonën si një fe, dhe menjëherë kanë nisur ta shpërndajnë këtë ide duke e pranuar, ndërsa mbetet për t’u pritur një vendim i autoriteteve për të kuptuar nëse është e mundur që zemra e legjendës të jetë pjesë e ekipit të Messit me shokë për të provuar triumfin në Botëror edhe nëpërmjet një motivimi ekstra.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trajneri i Austrisë flet para duelit me Kosovën: Pres ndeshje të vështirë

Trajneri i Austrisë flet para duelit me Kosovën: Pres ndeshje të vështirë

Kosova ngritët në ranglistën e FIFA-s

Kosova ngritët në ranglistën e FIFA-s

“Dardanët” marrin rrugën për një Vjenë, të gatshëm për ndeshjen ndaj Austrisë

“Dardanët” marrin rrugën për një Vjenë, të gatshëm për ndeshjen ndaj Austrisë

Përfundon kampi i Kombëtares së Kosovës në hendboll për vajza

Përfundon kampi i Kombëtares së Kosovës në hendboll për vajza

“Jo në emrin tim”, protesta edhe në Gjermani dhe Finlandë

“Jo në emrin tim”, protesta edhe në Gjermani dhe Finlandë

Trajneri i Austrisë flet para duelit me Kosovën: Pres ndeshje të vështirë

Trajneri i Austrisë flet para duelit me Kosovën: Pres ndeshje të vështirë

Qeveria e Kosovës pezullon Muzliukajn, pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion

Qeveria e Kosovës pezullon Muzliukajn, pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion

Instituti GAP: Mbi 250 mijë kosovarë kanë marrë viza në shtete të BE-së nga viti 2020 deri në vitin 2025

Instituti GAP: Mbi 250 mijë kosovarë kanë marrë viza në shtete të BE-së nga viti 2020 deri në vitin 2025

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

Aksident trafiku në Mramor, lëndohen tre persona

Një gjeneral bëhet ambasador i ShBA-së në Shqipëri

Një gjeneral bëhet ambasador i ShBA-së në Shqipëri

Berisha: Edi Rama në OKB nuk shqiptoi një herë të vetme fjalën UÇK

Berisha: Edi Rama në OKB nuk shqiptoi një herë të vetme fjalën UÇK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën