TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Murati: Me skemën e re pensionale do të përfitojnë rreth 70 mijë persona

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Qeveria ndanë 10 milionë euro, ia shton edhe një masë Pakos së Ringjalljes Ekonomike

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nga kjo skemë pensionale do të përfitojnë rreth 70 mijë persona.

“Ka qenë një zotim i yni si qeveri dhe ka qenë edhe kërkesë e pensionerëve, e cila më në fund po merr përgjigjen e duhur sa i përket rregullimit të kuadrit ligjor. Në lidhje me këtë kemi pranuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtuese. Në bazë të përllogaritjes që kemi bërë parashihet që në skemën parciale të kalojnë rreth 70 mijë persona. Periudha nga largimi nga puna konsiderohet si periudhë e punës për hir të njohjes së kontributit 15-vjeçar. Si impakt buxhetor vlerësohet të jetë diku 60 milionë euro në vit. Është e nevojshme të bëhet edhe llogaritja e kostove për 50 vite. Dhe kostoja ka dalë të jetë rreth 1.3 miliard euro për këto 50 vite”, ka theksuar ministri Murati.

Mirëpo për ligjin ngritën kritika deputetë të opozitës. “Kam pritur shumë më tepër nga ju. Nuk janë dy rekomandimet e Gjykatës Kushtuese të përfshira brenda. Të gjitha vendet që kanë dalë nga konfliktet e kanë rregulluar që me reformë çdo tre vjet të bëhet rirregullimi i pjesëmarrësve në këtë kategori. Ndoshta ministër do të ishte mirë që një skemë që e ka hartuar Kroacia të merrej në konsideratë. Ftoj që të gjithë të jemi unik pasi këta njerëz kanë nevojë për ne”, tha deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, raporton RTK.

“Nuk e di se si do ta informoni Gjykatën Kushtetuese sa i përket plotësimit të vendimit në plotni dhe se si ata do të përgjigjen. Mendoj që zgjidhja parciale do të mbetet temë e hapur. Ne duhet të ulemi bashkërisht. Nuk po dyshoj në vullnet por duhet të jemi koherent në lidhje me atë që po kërkojmë”, ka thënë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Mirëpo deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku tha se të gjithë qytetarët e mirëpresin këtë ligj. “Besoj që të gjithë qytetarët e mirëpresin ligjin. Ne jemi para një reforme të të gjitha skemave dhe mendoj që edhe skemat tjera do të rregullohen”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, Projektligji për Skemat Pensionale të financuara nga shteti do të shqyrtohet në seancën e sotme të Kuvendit në orën 14:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Osmani: Në Kosovë s’ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane

Osmani përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Emisioni “Ditari” 06.04.2026

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Osmani: Në Kosovë s’ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane

Osmani përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën