Me rastin e ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës, në kampin e Policisë së Kosovës në “Belvedere”në Mitrovicë, do të bëhet zbulimi i pllakës së pjesëtarit të Njësisë Speciale të PK-së, heroit Enver Zymberi.
Më këtë rast edhe kampi do të emërohet “Enver Zymberi”.
Në këtë ceremoni që do të mbahet nga ora 17:00, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Enver Zymberi ishte vrarë më 26 korrik të vitit 2011, në një aksion që Policia e Kosovës e kishte ndërmarrë në veri të Mitrovicës./teve1.info/