Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rruga Komoran-Drenas-Skenderaj po zgjerohet dhe se punimet po shkojnë mbarë, përkundër pengesave.
“Po angazhohemi që t’i zgjidhim të gjitha problemet një nga një, përfshirë këtu edhe shpronësimin e pronave, që na solli vonesa në këtë rrugë. Më e mira është që punimet po zhvillohen për së mbari, e kështu zgjerimi i rrugës të përfundojnë sa më pare”, ka shkruar kryeministri.
Kurti ka shtuar se për këtë projekt Qeveria ka ndarë 13 milionë euro për vitin e ardhshëm e 15 milionë për vitin 2025.