“Zëvendëskryeministri u demantua që gënjeu për takimin me Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Evropës duke e dëmtuar procesin e integrimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai gënjen hapur për takimin atje dhe natyrisht që LDK –ja ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe ndërkohë që ai fshehët pas asaj që ka qenë një llapsur. Si mund të jetë një llapsuz prej një takimi kaq të rëndësishëm, si mund të gaboj një zv.kryeministër i një qeverie serioze që synon anëtarësim në këtë mekanizëm, në tre rreshta të gaboj si do të na besojnë faktori ndërkombëtar “, ka thënë Tahiri në Tëvë1.
Ish Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahir më tej ka thënë se nuk bëhen gabime në takime kaq të rëndësishme.
“Në një kohë kur Serbia nuk ka pranuar t’i vendos sanksione Rusisë, në një kohë kur kjo Serbi ka mbajtur linjën ajrore të hapur me Moskën, kur nuk e ka dënuar agresorin rus në Ukrainë kemi 5 vende të BE-së dhe SHBA –të që e kritikojnë Kosovën. Qeveria duhet të ketë koordinim të plotë me miqtë e Kosovës, duhet t’i ruajmë miqësitë sepse janë jetike për sigurinë tonë nacionale të përgjithshme dhe nuk duhet të sillemi në mënyrë shpërfillës sidomos me SHBA-të”, u shpreh Tahiri.