TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Himë Haradinaj u vra më 24 mars të vitit 1998, duke i mbrojtur nxënësit e shkollës së fshatit

by tëvë1
4 vjet ago
1
A A
Himë Haradinaj u vra më 24 mars të vitit 1998, duke i mbrojtur nxënësit e shkollës së fshatit

Të vetmin kujtim që e ka nga i biri, është fotografia.

Kjo pasi Himë Haradinaj nga Gllogjani, më 24 mars të vitit 98, u bë një nga dëshmorët më të ri të lirisë.

Babai i tij, Rasim Haradinaj, ka treguar se si i biri 17vjeçar, vendosi ta kapte pushkën për t’i dal zot vendit.“Hima ka vendos, se na krejt familja jemi kyçur në UCK… Hima veç ka dashtë me çlirua këtë vend, me qenë i lirë edhe krejt me qenë të lirë prej okupatorit serb”, tha ai.

Me 24 mars të vitit 98, forcat serbe rrethuan Gllogjanin.

Kësisoj, Himë Haradinaj dhe Gazmend e Agron Mehmetaj, po i largonin familjet për në fshatin Baballoq të Deçanit.

Por, tre ushtarëve, iu erdhi lajmi që forcat serbe, kishin sulmuar shkollën e fshatit e kishin kidnapuar nxënësit.

Të rinjtë, menjëherë vendosen t’u ndalin në ndihmë nxënësve që kishin mbetur në duart e forcave serbe.

“Ja kanë mësy me ardh për me i shpëtu nxënësat e me ça rrethimin. Kur janë ardh këtu, ata dy janë vra, Hima i ka marrë armët e tyre…”, tha ai.

Pasi konstaton vdekjen e shokëve, 17 vjeçari fillon të tërhiqet nga oborri i shkollës për në fshatin Shaptej.

Por, hap pas hapi, po e përcillte një helikopter i forcave serbe.

E kur Himë Haradinaj doli nga ky mal, helikopteri serb hapi zjarr në drejtim të tij.“Hima kur ka ardh këtu, Helikopteri e ka gjujtë e ka plagos, e ska pas kush me ja jep ndihmën e u vra këtu…”, shtoi ai.

Pavarësisht dhimbjes, Rasim Haradinaj, thotë se ndjehet krenar për veprat e dëshmorit të ri.“Unë jam krenar, që djali jem….”, u shpreh ai.

Pas kësaj dite, forcat serbe do të ktheheshin edhe disa herë të tjera, për ta sulmuar Gllogjanin.

Por të gjitha tentimet e tyre, dolën të pasuksesshme.

Raporti i gazetarit Fidan Zejnullahu.

Tags: Hime HaradinajUCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arian Tahiri falenderon votuesit: Do ta përfaqësoj këtë besim me guxim, nder dhe vendosmëri

Arian Tahiri falenderon votuesit: Do ta përfaqësoj këtë besim me guxim, nder dhe vendosmëri

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës

Durmishi njofton për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe borës

Shiu shkakton vështirësi, mbyllet rruga Ferizaj – Prishtinë

Shiu shkakton vështirësi, mbyllet rruga Ferizaj – Prishtinë

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy këmbësorë

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Egjipti kompleton ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Afrikës

Egjipti kompleton ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Afrikës

Bora e zë Bashkimin në befasi, fiton dramën në Prizren

Bora e zë Bashkimin në befasi, fiton dramën në Prizren

Arian Tahiri falenderon votuesit: Do ta përfaqësoj këtë besim me guxim, nder dhe vendosmëri

Arian Tahiri falenderon votuesit: Do ta përfaqësoj këtë besim me guxim, nder dhe vendosmëri

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën