Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka treguar katër problemet që sipas tij u miratuan javën e kaluar në Ligjin e Pagës Minimale.
Ai në këtë status ka treguar edhe shkelet që janë bërë sipas tij.
Statusi i plotë:
Katër problemet e pagës minimale, që u miratua javën e kaluar me ligj:
- Nuk është përfillur procedura ligjore për caktimin e pagës minimale, pasi nuk ka pasur dakordim mes partnerëve socialë (qeverisë, bizneseve dhe sindikatave);
- Nuk është përfillur formula për caktimin e pagës minimale, e cila formulë bazohet në koston e jetesës;
- Janë shkelur dy konventa të Organizatës Botërore të Punës lidhur me hapat që duhet ndjekur për caktimin e pagës minimale;
- Niveli prej 250 euro i pagës minimale është caktuar vitin e kaluar, para inflacionit që përjetuam, dhe sot nuk vlen ai vlerësim pasi janë rritur dukshëm çmimet e mallrave elementare.