TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Spitali i Gjakovës ndërpret operacionet, reagon Shoqata e Pacientëve dhe ish-ministri Zemaj

by Lendrina Kodrolli
2 vjet ago
0
A A
Spitali i Gjakovës ndërpret operacionet, reagon Shoqata e Pacientëve dhe ish-ministri Zemaj

Temperaturat e larta në vend kanë ndikuar edhe në sektorin e shëndetësisë.

Në sezonën e verës në Spitalin Rajonal “ Isa Grezda” në Gjakovë nuk do të ofrohen të gjitha shërbimet.

Kjo meqë në sallat Operative u ndëpre puna për programin e ftohtë, derisa si pasojë e kësaj u ndërprenë operacionet e planifikuara të cilat nuk ishin me urgjencë dhe u shtyen për në shtator të këtij viti.

Përveç temperaturave të larta, për këtë veprim sipas zëdhënësit të këtij spitali, Besart Gashi, ndikuan edhe pushimet vjetore të cilat shkaktuan mungesë të stafit.

“Kemi bërë reduktime në këtë periudhë për shkak të stafit të cilët kanë të drejtë të i shfrytëzojnë pushimet vjetore të tyre Korrik-Gusht, dhe si pasojë e mungesës së stafit bëhet reduktimi i operimeve deri në shtator. Mundet me qenë edhe temperaturat e larta mirëpo më shumë mungesa e stafit…”, deklaroi ai.

Mirëpo e gjitha kjo nuk po shihet e arsyeshme nga Shoqata e Pacientëve.

Besim Kodra nga kjo shoqatë thotë se pacientët duhet të trajtohen në kohë të arsyeshme.

“Padyshim ka me shkaktu probleme, pacientët kanë të drejtë me u trajtu në kohë të arsyeshme që mos me duru dhimbje e vuajtje të padurushme…”, deklaroi Kodra.

E skandaloz dhe të dëmshëm këtë vendim  e ka quajtur ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

“Vendimi i Spitalit të Përgjithshëm ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, për ndalimin e operacioneve – programit të ftohtë gjatë muajve të verës është i papranueshëm, i dëmshëm; është skandaloz. Një vendim i tillë është për keqardhje për një shoqëri që problemin më të madh e ka mbijetesën, mirëqenien dhe qasjen minimale për shërbime shëndetësore”, ka vlerësuar Zemaj.

E një gjë e tillë shihet të mos praktikohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas ShSKUK-së sallat e operacionit janë funksionale edhe gjatë muajve të verës.

“Ju informojmë se sallat e operacionit në klinikat e  QKUK-së,  janë duke funksionuar dhe nuk ndërprehet puna në to, përjashtuar rastet kur mjekët klinicist vlerësojnë se pacientët nuk mund t’i nënshtrohen operacionit për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore. Sa i përket ndëprerjes së programit operativ në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, menaxhmenti i ShSKUK-së, nuk është njoftuar nga ky spital, por konform kompetencave ligjore është duke e trajtuar rastin”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.

Vendimi për ndërprerjen e operimeve në Spitalin rajonal të Gjakovës  do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër, derisa sallat operative do të punojnë vetëm për rastet urgjente.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet lokale, reagon LVV

KQZ mban mbledhje, ky është rendi i ditës

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e tre të plagosurve në Deçan

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e tre të plagosurve në Deçan

Maqedonci e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Maqedonci e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Berat Gjimshiti mbyll vitin për shkak të lëndimit

Gjimshiti gati për Bilbaon në Champions

Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet lokale, reagon LVV

KQZ mban mbledhje, ky është rendi i ditës

Sulmi rus në rrjetin elektrik të Ukrainës lë të vrarë 4 persona

Sulmi rus në rrjetin elektrik të Ukrainës lë të vrarë 4 persona

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e tre të plagosurve në Deçan

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e tre të plagosurve në Deçan

Peja nuk luan në ENBL shkaku i orarit vendor

Peja nuk luan në ENBL shkaku i orarit vendor

Pse qajmë nga gëzimi?

Pse qajmë nga gëzimi?

Maqedonci e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Maqedonci e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën