Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur sot në takim kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë serb, Petar Petkoviq, ku tha se diskutuan një listë të gjatë të çështjeve të dialogut.
Ai ka thënë se diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.
“Kam pritur kryenegociatorët e Kosovës@BislimiBesnik dhe Serbisë@PetkovicPetar në Bruksel. Ne diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të Dialogut duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin në veri. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Bislimi ka deklaruar se ”është i befasuar sesi Josep Borrell akoma nuk ka kërkuar që të hiqen ndëshkimet ndaj Kosovës“.
Bislimi: Plani i BE-së u kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë