TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Edhe një dëshmitar me masa mbrojtëse në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Nën masa mbrojtëse ka nisur dëshminë e tij në Hagë dëshmitari i pesëmbëdhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

ZPS e ka paraqitur një deklaratë të dëshmitarit i cili pretendon se në korrik të vitit 1998 UÇK kishte ndaluar një familjar të tij në Drenoc.

Prokurori Paul Bradfield ka kërkuar nga dëshmitari që të konfirmojë disa dokumente që përmbanin dëshmi të tij, të dhëna për UNMIK-un në vitin 2004, si dhe për ZPS-në në vitin 2020.

Kur është pyetur për këtë, dëshmitari ka thënë se nuk është mirë me shëndet dhe se vuan nga diabeti.

“Në korrik 1998 dëshmitari me familjen e tij po ktheheshin në shtëpi nga një ngjarje familjare dhe gjatë rrugës për në shtëpi u ndaluan në post bllok të UÇK afër Drenocit, ushtarët e UÇK-së urdhëruan njërin prej anëtarëve të familjes të dilte nga vetura, dëshmitari pa anëtarin e familjes se si u nxor nga vetura dhe u fut në një veturë tjetër. Pas rreth 3 orësh UÇK urdhëroi dëshmitarin dhe anëtarët tjerë të familjes të vazhdonin rrugën por ai anëtari i familjes që u nda prej tyre u mbajt aty në post bllokun e UÇK-së. Gjatë ditëve në vijim kushërinjtë e dëshmitarët shkuan në Drenoc për të ra në kontakt me anëtarin e familjes, megjithatë askush më nuk e ka parë dhe kufoma e atij personi asnjëherë nuk është gjetur”, tha ai, raporton KP.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraqitur si prova materiale deklaratat e mëparshme të dëshmitarit që përfshinë disa certifikata dhe disa artikuj gazetash, si dhe një foto rreshtim që është përdorur gjatë dhënies së dëshmisë së dëshmitarit.

Mbrojtësi i viktimave në rastin Thaçi dhe të tjerët, Simon Laws la njoftuar se përmes video-lidhjes është takuar dy herë me dëshmitarin e ZPS-së.

Pyetjet e tij për këtë dëshmitar janë transmetuar me përmbajtje të redaktuar.

Seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UCK-së do të vazhdojë të enjten.

Në gjykatoren e Speciales dëshminë e tij e ka përfunduar edhe oficeri ushtarak britanik i cili kishte shërbyer në Kosovë në kuadër të misionit të OSBE, gjatë periudhës së luftës.

Gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse, ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

​Gërvalla: Drafti për Asociacionin shqyrtohet vetëm nëse Serbia zbaton marrëveshjen bazë

Gërvalla: Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetësohet

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

Pavarësisht masave, Testi i Arritshmërisë shpërndahet në rrjete sociale

Mbahet testi i arritshmërisë, kopjohet sërish, brenda dy minutash testi në rrjete sociale

ShBA godet objektiva ushtarake në Iran pas sulmit ndaj një anijeje në Hormuz

ShBA godet objektiva ushtarake në Iran pas sulmit ndaj një anijeje në Hormuz

Dembele shpërthen me hat-trick, Franca dominon ndaj Norvegjisë

Dembele shpërthen me hat-trick, Franca dominon ndaj Norvegjisë

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

Emisioni “Këndi i Debatit” 26.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 26.06.2026

​Gërvalla: Drafti për Asociacionin shqyrtohet vetëm nëse Serbia zbaton marrëveshjen bazë

Gërvalla: Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetësohet

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

Pavarësisht masave, Testi i Arritshmërisë shpërndahet në rrjete sociale

Mbahet testi i arritshmërisë, kopjohet sërish, brenda dy minutash testi në rrjete sociale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën