TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Varhelyi: Të përkushtuar për zbatim të shpejtë të strategjisë së re për Ballkanin Perëndimor

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Varhelyi: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli, ka thënë të hënën se ka folur me kryeministrat e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor për përkushtimin e BE-së drejt zbatimit të shpejtë të strategjisë për zhvillim të sektorit të ekonomisë në rajon.

Ata kanë biseduar në kuadër të një takimi joformal të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Tiranë.

Takimi është organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, më 16 tetor.

Pjesë e takimit kanë qenë: kryeministri i Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Borjana Kristo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në takim.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se kryeministri ka angazhime tjera në Greqi.

“Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023”, tha Kryeziu.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendi i të cilit sivjet kryeson Procesin e Berlinit, ka paralajmëruar takimin joformal gjatë turneut të tij nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor, pak ditë më parë.

Ky takim është thënë se ka për qëllim diskutimin dhe koordinimin, për të hartuar kërkesa të përbashkëta, për t’i paraqitur në samitin e tetorit, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës të vendeve të Bashkimit Evropian.

Një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, i propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, si dhe anulimi i mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor, i ka përçarë raportet mes Ramës dhe Kurtit, të cilët kanë preferuar të argumentojnë me njëri-tjetrin nga distanca, përmes deklaratave.

Mospajtimet mes dy udhëheqësve kulmuan më 6 korrik, kur Kurti refuzoi të takonte Ramën, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë. Rama u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në këtë mbledhje do të jenë të gjithë kryeministrat e vendeve të tjera të rajonit, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq; kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski; kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo; si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit

Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit

Luftimet në Sudan detyrojnë 2,000 persona të zhvendosen brenda dy ditësh

Luftimet në Sudan detyrojnë 2,000 persona të zhvendosen brenda dy ditësh

Presidenti sirian nis takimin me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti sirian nis takimin me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë

Trump kërcënon të padisë BBC-në për 1 miliard dollarë

Trump kërcënon të padisë BBC-në për 1 miliard dollarë

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit

Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit

Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit

Behrami: LVV të heqë dorë nga Haxhiu, brenda grupit kanë shumë figura konsensuale

Behrami: Në Mitrovicë të Jugut janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt

Vishi: Qytetarët besuan në programin që plotëson kërkesat e tyre

Vishi: Qytetarët besuan në programin që plotëson kërkesat e tyre

Luftimet në Sudan detyrojnë 2,000 persona të zhvendosen brenda dy ditësh

Luftimet në Sudan detyrojnë 2,000 persona të zhvendosen brenda dy ditësh

 LVV “thyen” bastionin e LDK-së

 LVV “thyen” bastionin e LDK-së

Presidenti sirian nis takimin me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti sirian nis takimin me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën