Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka paralajmëruar publikimin e dëshmive për tjetërsim të pronave shtetërore nga njerëz të institucioneve.
Ai ka thënë se këto prona janë tjetërsuar për interesa personale.
Në një postim në Facebook, ai ka këtë se këto dëshmi me qytetarët do t’i ndajë në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë.
“Në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë do të filloj të ndaj me qytetarët dëshmi se si akter të ndryshëm në institucione kanë bërë tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa miskine e personale. IBK ( Instituti Bujqësor i Kosovës) për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka dhe ka tjetërsuar prona/banesa të IBK-së me “vërtetime’”, ka shkruar Peci, përcjell teve1.info