TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasja e shqiptarëve në përfundim të shërbimit ushtarak në ish-Jogusllavi

Në majin e vitit 1991, familja Krasniqi nga Kodra e Trimave në Prishtinë, po e priste me padurim kthimin e birit të tyre, Fatmirit, nga shërbimi i obligueshëm ushtarak në ish-Jugosllavi. Por ky i fundit, familjes iu kthye në arkivol. Shteti serb tha se Fatmiri pësoi aksident, ndërsa familja pa shenja të plumbave në trupin e tij.

by Fidan Zejnullahu
3 vjet ago
1
A A
Vrasja e shqiptarëve në përfundim të shërbimit ushtarak në ish-Jogusllavi

Në fund të vitit 1990, një dorë e panjohur iu trokiti në derë.

E kësaj thirrje iu përgjigjen anëtarët e familjes Krasniqi nga “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

I biri i tyre, Fatmiri, i kishte mbushur plot 18 vjet.

Për këtë, nga shtabi i përgjithshëm i Armatës Popullore Jugosllave, i erdhi edhe thirrja për ta kryer shërbimin e obligueshëm ushtarak.

“Kam qenë vetëm në klasën e 7 kur ai ka shkuar ushtar. Ai ka qenë mbajtës i familjes. Fatmiri ka punuar me tregti, por i erdhi ftesa dhe iu dashtë me ndërpre punën dhe me shku në ushtri. Fundi i vitit 1990”, tregon Gëzimi Krasniqi, vëllai i Fatmirit.

19 vjeçarit, në fillim të majit, nga armata jugosllave, iu dha leja të kthehej për vikend në shtëpi.

Gëzimi, vëllai i Fatmirit, e mban në mend çdo detaj të asaj vizite.

“E ndjera nëna, bashkë me babën, e ka lutë i kanë thënë nëse ke diçka, ik prej ushtrisë si çdo shqiptar tjetër, por ai ka thënë jo, nuk kam diçka”, shprehet Gëzimi
Në fund të majit të vitit 1991, shërbimit ushtarak të Fatmir Krasniqit, po i vinte fundi.

Për këtë, edhe familja në Prishtinë, po e priste me padurim kthimin e tij.

Por, i gjithë ky gëzim, u kthye në pikëllim.

Kjo pasi zyrtarisht morën lajmin, se i riu shqiptar kishe ndërruar jetë, vetëm pak ditë para se ta kryente shërbimin ushtarak.

“Ditët e fundit para se me përfunduar ushtrinë, atë (Fatmirin) e qesin në rojë të parkingut të kerreve, dhe sipas versionit të tyre, janë leshu dy kamiona dhe e kanë zënë Fatmirin në mes”
Disa ditë më pas, trupi i pajetë i Fatmir Krasniqit, u kthye në Prishtinë.

Bashkë më të, erdhi edhe urdhri nga forcat serbe, të mos hapet arkivoli që mbante trupin e tij të pajetë.

Por, kjo kërkesë nuk u përfill nga familjarët.

Këta të fundit e hapën arkivolin, ndërsa u shokuan nga ajo që panë.

“Është vërtetuar se nuk ka qenë ajo që ata kanë thënë, sepse në trupin e tij ka pas shenja të plumbave dhe obduksion më të vrazhdë nuk kam parë askund, është hapur pjesa përpara që më mbuluar shenjen e plumbit”, tregon vëllai i Fatmirit.

Por, pse vriteshin shqiptarët në përfundim të shërbimit ushtarak?

“Vriteshin vetëm pse janë shqiptar, dhe çka është më e keqja, janë vra në përfundim të ushtrisë, kur familja i kanë prit me u kthye në shtëpi. Dhe a e dini çfarë shkruan në dokumentet e vdekjes së tyre? Shkruhej se janë varë, apo kanë bërë vetëvrasje”, thotë Nebih Balaj, aktivist i çështjes kombëtare
Aktivisti i çështjes kombëtare, Nebih Balaj, ka nxjerrë të dhënat e shqiptarëve të vrarë në armatën jugosllave.

Vetëm nga shënimet e tij, numri i të vrarëve shkon në 117.

E kjo kategori, Balaj thotë se u harruan nga shteti i Kosovës.

“Shteti i Kosovës nuk është interesuar, ju jeni të parët që po vini prej televizioneve, se kërkush nuk është interesuar për këtë kategori dhe këta martirë që kanë ra për shtetin e Kosovës”, shprehet Balaj.

Ndryshe, në varrimin e Fatmir Krasniqit morën pjesë afër 250 mijë persona.

Ndërsa me insistimin e familjes, së fundmi kjo rrugë në Vranjevc, mori edhe emrin e tij.

Tags: ish-Jugosllavisherbimi ushtarakVrasja e shqiptareve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i ndryshueshëm, por jo i ftohtë gjatë javës

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër persona të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Funeral masiv në Gaza për 70 palestinezët, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat

Funeral masiv në Gaza për 70 palestinezët, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Qëlluan me vezë në drejtim të eskortës së Ramës në Durrës, arrestohen 2 persona

Qëlluan me vezë në drejtim të eskortës së Ramës në Durrës, arrestohen 2 persona

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i ndryshueshëm, por jo i ftohtë gjatë javës

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër persona të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën