TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama mbledh të hënën në Tiranë liderët e rajonit, Kurti s’dihet a merr pjesë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Vendet tona nuk i bënë bashkë thjesht interesi, por është në interesin tonë që të qëndrojmë bashkë

Të hënën më 17 korrik, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të presë në Tiranë në një takim informal liderët e rajonit si dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyin.

Takimi vjen në kuadër të përgatitjeve të Samitit për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Mediumi mëson se në takimin kanë konfirmuar pjesëmarrjen liderët e rajonit, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe ajo e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Të njëjtat burime të Report.tv thonë se ende nuk është konfirmuar nëse do të vijë në takimin informal kryeministri Albin Kurti.

Ky takim ishte paralajmëruar nga Edi Rama në turin Ballkanik të zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa në Samitin e NATO-n në Lituani Rama konfirmoi edhe një vizitë të Presidentit francez, Emanuel Macron. Më 6 dhjetor 2022 në Tiranë u mbajt samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit u ndërmor në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.

Samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë më 16 tetor 2023.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria nis fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në, Rama: Kemi thyer rekord

Shqipëria nis fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në, Rama: Kemi thyer rekord

Suedia bëhet vend “pa duhan”, shkalla e duhanpirjes bie nën 5 për qind

Suedia bëhet vend “pa duhan”, shkalla e duhanpirjes bie nën 5 për qind

Rusia shton kërcënimet kundër Ukrainës. Çfarë tregon kjo për luftën?

Rusia shton kërcënimet kundër Ukrainës. Çfarë tregon kjo për luftën?

Nis Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, delegacioni i Shqipërisë mbërrin në selinë e BE-së

Nis Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, delegacioni i Shqipërisë mbërrin në selinë e BE-së

Ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

Ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Kongresistët amerikanë takohen sot me Kurtin

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani uron qytetarët për Kurban Bajramin: Qoftë festë paqeje, solidariteti dhe shprese

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Policia zbulon 100 bimë të dyshuara me Kanabis në Rahovec, u morën mostra për ekzaminim

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Rrahje në Podujevë – Dy të lënduar, katër të arrestuar

Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës

Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën