TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pançev kritikon BE-në: Po përdor qasje të padrejtë ndaj Kosovës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Pançev kritikon BE-në: Po përdor qasje të padrejtë ndaj Kosovës

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Anton Pançev kritikon Bashkimin Evropian për qasjen që po e përdor ndaj Kosovës. Ai thotë se masat ndëshkuese të BE-së, ndaj Kosovës janë të padrejta, pasi Kosova në veri ka vepruar në përputhje me legjislacionin dhe kushtetutën e vet. Pançev mirëpret marrëveshjen për depërshkallëzimin e situatës në veri, por nënvizon nevojën që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme.

Ai kërkon nga Bashkimi Evropian të mos tentojë të përafrojë Serbinë përmes lëshimeve ndaj Kosovës.

Pançev, i cili është edhe albanolog, thekson se Serbia vazhdimisht po krijon tensione në Kosovë, duke ndërhyrë në punët e brendshme të saj.

Megjithëse e konsideron të nevojshme arritjen e marrëveshjes për depërshkallëzimin e situatës në veri, Pançev thotë se duhet garanci që Lista Serbe nuk i bojkoton sërish zgjedhjet atje.

Në anën tjetër, ai vë në pah edhe qëllimin e Serbisë, i cili sipas tij, është krijimi i një autonomie për serbët në Kosovë. Mirëpo, thotë se një gjë e tillë është e panevojshme, pasi Kushtetuta e Kosovës ofron mundësi të mjaftueshme për komunitetin serb.

Të hënën (10 korrik) në Bratislavë të Sllovakisë, kryengociatori kosovar, Besnik Bislimi bëri të ditur se është pajtuar me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për hapat për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, shkruan KP.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Tags: Anton PançevBELista Serbe
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Sot një litër naftë për 2 centë më lirë se të hënën

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin e tentim vrasjes në Komoran

Intervistohet një i dyshuar për shkarkim të dhënave kompjuterike pa autorizim

Intervistohet një i dyshuar për shkarkim të dhënave kompjuterike pa autorizim

Kongresistët amerikanë sot vizitë në Luginën e Preshevës dhe Kosovë

Autoritetet e Shqipërisë dhe Italisë operacion kundër krimit të organizuar, një i arrestuar

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Mot me diell

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën