TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj: Qeveria po na ngul thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haradinaj: I kërkova Osmanit ta kthejnë besimin me aleatët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka cilësuar thikë pas shpine veprimet e Qeverisë Kurti, ku e ka përmendur Ligjin për Pagën minimale, përjashtimin e Kosovës nga “Defender 23” e tërheqjen e policëve nga veriu, raporton teve1.info

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka thënë se situata e së enjtes në Kuvendin e Kosovës është alarm se situata mund të përshkallëzohet edhe jashtë Kuvendit.

“Ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës dhe dhuna e shpërfaqur aty, janë alarm se situata mund të përshkallëzohet, jo vetëm në Kuvendin e Kosovës por edhe jashtë tij.

Kosova nuk mund të qëndrojë e qetë, në kohën kur Qeveria e vendit, na e ngulë thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti, në lidhjen më të shenjtë të Kosovës, me NATO-n, Amerikën dhe me kategoritë e lirisë.

Do të jemi të pakompromis dhe më të vendosur se kurrë në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarit, aspiratës sonë për anëtarësim në NATO, në ruajtjen e miqësisë me aleatët tanë, Amerikën dhe BE e në mbrojtje të vlerave të lirisë sonë”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Ai ka thënë se thikë pas shpine është edhe koordinimi i fshehtë i Albin Kurtit me armiqtë e Kosovës për të përmbysur luftëtarët e lirisë.

“Zbardhja e koordinimit të fshehtë të përfaqësuesve të Albin Kurtit me armiqtë e shtetit të Kosovës, për të përmbysur kategorinë më të shenjtë – luftëtarët e lirisë, është thikë pas shpine.

Thikë pas shpine është edhe prishja e marrëdhënieve me aleatët e Kosovës, BE dhe SHBA, që rezultoi me përjashtimin e Kosovës nga “Defender 23”, duke e komplikuar tej mase aspiratën e Kosovës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.

Tërheqja e tij nga veriu, me një vonesë të pashpjegueshme dhe vetëm pasi që Kosova është futur nën sanksione të BE-së dhe të SHBA-së, duke i shkaktuar kështu një dëm të pariparueshëm vendit, nuk mund të konsiderohet ndryshe përveç si një politikë antishtetërore e antikombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Rritja e tarifave të energjisë, goditje për qytetarët

​Haradinaj: Kurti tani ikë nga faji dhe e bart tek opozita

Analistët për adresimin e Kurtit: Sinjalizon kërcënim ndaj opozitës – nëse s’pranoni ofertën, e pësoni

Analistët për adresimin e Kurtit: Sinjalizon kërcënim ndaj opozitës – nëse s’pranoni ofertën, e pësoni

Buzhala: Opozita rrezikon humbje edhe më të mëdha në zgjedhje të reja

Buzhala: Opozita rrezikon humbje edhe më të mëdha në zgjedhje të reja

​Lushaku: Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës

Lushaku: A e patë kush po do zgjedhje, Kurti e nisi fushatën me akuza e shantazh

Emisioni “Info Nata” 24.04.2026

Rrustemi: Opozita s’e ka ndryshuar planin, përmes bllokimit synon largimin e VV-së nga pushteti

Rrustemi: Opozita s’e ka ndryshuar planin, përmes bllokimit synon largimin e VV-së nga pushteti

“Pse s’po ofron LVV-ja emër për president?” – Bërxulli: Adresimi i Kurtit sinjal për nisje fushate

“Pse s’po ofron LVV-ja emër për president?” – Bërxulli: Adresimi i Kurtit sinjal për nisje fushate

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën